Kurdët rekrutojnë luftëtarë shqiptarë për të luftuar ISIS-in

Publikuar tek: bota, më 18:08 14-06-2015 Kurdët rekrutojnë luftëtarë shqiptarë për të luftuar ISIS-in

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër thotë se deri më tani rreth 400 luftëtarë të huaj i janë bashkuar Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) në Siri.

YPG ka qenë aktiv në luftimet kundër Shtetit Islamik (IS) në provincat Hasakah, Raqqa dhe Aleppo. Grupi i Kurdëve Sirianë ka rekrutuar shumë prej luftëtarëve të huaj përmes Facebookut që nga viti i kaluar, raporton “Basnews”. Rekrutët i janë bashkuar YPG-së nga Evropa, Australia, Amerika Veriore dhe ajo Jugore. Veç kësaj, me mijëra luftëtarë thuhet se i janë bashkuar grupit nga Turqia dhe Irani.

Më 10 qershor, u formua një brigadë e re Majtiste, që për model ka brigadat ndërkombëtare majtiste të luftës civile spanjolle, e quajtur Brigadat Ndërkombëtare të Lira, raporton Monitoruesi për Terrorizëm dhe Rebelim, transmeton "RTK".

Grupi përbëhet nga luftëtarë nga Shqipëria, Gjermania, Greqia, Spanja, Kaukazi por në vete përmban edhe pjesëtarë të organizatave majtiste kurde si Partia komuniste Marksiste-leniniste (MLKP), Halk Kurtulus Ordusu dhe Birlesik Özgürlük Güçleri (BÖG).

Shtetasi amerikan, Keith Broomfield (36-vjeç), vdiq më 3 qershor në fshatin Qentere afër Kobanit. Veç tij, një luftëtare femër gjermane e YPJ-së si dhe një tjetër i MLKP kanë vdekur në luftimet kundër IS-it përreth qytetit Tal Tamer marsin e kaluar.

Duhet theksuar se në luftimet kundër ISIS-it janë vrarë edhe disa dhjetëra shqiptarë, si nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria e Maqedonia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056453943252563
array(1) { ["section"]=> string(66) "kurdet-rekrutojne-luftetare-shqiptare-per-te-luftuar-isis-in-13561" }