'Kurrë më kryeministër më shumë se 8 vjet', Basha: Kur të vij në pushtet, nëse s'do i kem votat do e hedh me referendum

Publikuar tek: politike, më 22:11 28-05-2020 'Kurrë më kryeministër më shumë se 8 vjet', Basha: Kur të vij në pushtet, nëse s'do i kem votat do e hedh me referendum Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është zotuar se në të ardhmen, kur ai të marrë qeverisjen e vendit në duar, do të bëjë çmos që të vendosë kufizimin për mandatin e kryeministrit.

Basha tha në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, se nëse nuk do t'i ketë votat e plota për ta miratuar këtë, do ta hedhë me referendum.

Fevziu: Çfarë ndryshimi do vijë për qytetarët shqiptarë me ardhjen tuaj në pushtet?

Basha: E para, institucionet do të fillojnë të funksionojnë ndryshe, s'do ketë përqëndrim pushteti në duart e një personi, si me Edi Ramën. Shumë më thonë që je europian, kjo pra do jetë një realitet nesër. Do ketë një reformë kushtetuese, për shembull, kufizimi i pushtetit të qeverisë, të forcojmë kontrollin e balancuar, parlament me dy dhoma, me të njejtin numër deputetësh, pa kosto shtesë për qytetarët. Që qeveria të ketë dy pengesa për të kaluar. Nuk ka shqiptar që do të ketë një kryeministër si diktator. Do e bëj si në SHBA, kufizim mandati për kryeministrin. Nëqoftëse nuk do i kem votat do e bëj me referendum që Shqipëria të mos ketë kurrë një kryeministër më shumë se 8 vjet. Jam i vendosur ta realizoj këtë. E dyta është mënyra se si do të veprojmë me ekonominë. Rama nuk mbajti asnjë premtim. S'ka 300 mijë vende pune, ka 200 mijë të shpunësuar, ka 500 mijë që kanë shkuar refugjatë. Unë po them të vërteta. Do të ndryshojë, me mua gjërat do të jenë ndryshe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096349716186523
array(1) { ["section"]=> string(121) "kurre-me-kryeminister-me-shume-se-8-vjet-basha-kur-te-vij-ne-pushtet-nese-s-do-i-kem-votat-do-e-hedh-me-referendum-208209" }