‘Kurrë s’e kisha parë Korçën ashtu’, Ervin Salianji: Qytetarët me padurim prisnin Bashën, vërshuan rrugëve

Publikuar tek: politike, më 19:56 05-07-2020 ‘Kurrë s’e kisha parë Korçën ashtu’, Ervin Salianji: Qytetarët me padurim prisnin Bashën, vërshuan rrugëve Ervin Salianji dhe Lulzim Basha, sot ne Korçe

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji thotë se qytetarët korçarë sot kanë pritur me padurim Lulzim Bashën dhe kanë vërshuar rrugëve për t’i shprehur kreut të demokratëve hallet e tyre.

“Kurrë më parë nuk e kisha parë situatën si sot në Korçë. Padurimi për tu takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe vërshimi i qytetarëve në çdo rrugicë dhe çdo hap që hidhej, për të shprehur dhe ngritur zërin për shqetesimet e tyre, për pamundësinë për të siguruar jetesën e përditshme”, shkruan ndër të tjera Salianji, ndërsa thekson se pavarësisht se halli nuk i ngjante hallit, qytetarët bashkoheshin te nevoja për ndryshim.

“Nuk i ngante halli hallit, por bashkoheshin të gjithë tek nevoja pêr ndryshim, tek përbuzja ndaj përfaqësuesve të qeverisë. Qeveri që ka kaluar nga braktisja e qytetareve ne zhvatjen e qytetarëve. Varfëria e tejskajshme nuk ju ul dot kurrizin shqiptarëve, ndryshimi po vjen, qytetarët janë në ballê të ndryshimit”, përmbyll ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010499954223633
array(1) { ["section"]=> string(108) "kurre-s-e-kisha-pare-korcen-ashtu-ervin-salianji-qytetaret-me-padurim-prisnin-bashen-vershuan-rrugeve-212928" }