“Kurthi”, ISIS vret 9 persona, plagos 10 të tjerë, mes tyre 6 policë

Publikuar tek: bota, më 13:14 22-01-2016 “Kurthi”, ISIS vret 9 persona, plagos 10 të tjerë, mes tyre 6 policë

Shpërthim me bombë, 9 të vdekur e 10 të plagosur si pasojë e një sulmi nga shteti islamik 9 persona kanë humbur jetën në Cairo të Egjiptit, pas shpërthimit të një bombe, në një dhomë, në të cilën autoritet e vendit kishin informacione se fshiheshin xhihadistë.

6 nga viktimat ishin policë të cilët u vranë gjatë tentativës për caktivizimin e bombës, raporton mirror.co.uk

Ata fillimisht u futën në dhomë për faktin se kishin informacione, të cilat thoshnin se në atë vend ndodheshin xhihadistë. Pak më vonë ata kuptuan se dhoma ishte e bllokuar me eksploziv dhe tentuan ta caktivizojnë bombën por nuk arritën në kohë.

Përveç tyre, humbën jetën edhe 3 veta të tjerë, ndërsa të plagosur janë edhe 10 persona. Shteti Islamik ka marrë pak më vonë përgjegjësinë për sulmin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12114596366882
array(1) { ["section"]=> string(69) "kurthi-isis-vret-9-persona-plagos-10-te-tjere-mes-tyre-6-police-30680" }