Kurti akuzon amerikanët: Po përgatisin marrëveshje në dëm të Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 21:15 15-08-2020 Kurti akuzon amerikanët: Po përgatisin marrëveshje në dëm të Kosovës Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur qëndrimin e tij për takimin e paralajmëruar në Uashington, më 2 shtator, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka akuzuar amerikanët se po përgatisin një marrëveshje që do të jetë në dëm të Kosovës.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale ai ka thënë se është “shqetësues” njoftimi i Richard Grenellit, emisar i posaçëm për Kosovën dhe Serbinë i presidentit amerikan, Donald Trump, “se më 2 shtator, vetëm dy muaj para zgjedhjeve në SHBA, do të zhvillohen negociata në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, duke argumentuar edhe qëndrimin e tij.

“Fillimisht, mungon besueshmëria dhe transparenca. Ideja e ‘shkëmbimit territorial’ është mohuar vazhdimisht, por është dëshmuar se ekziston nga Këshilltari për Siguri Kombëtare, ambasadori John Bolton, i cili ka thënë se ideja ka ardhur nga dy presidentët (Thaçi & Vuçiq). Kjo ka dëmtuar besimin në këtë proces”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

“Së dyti, mungojnë njohuritë rreth çështjes. Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i cili as nuk është në konflikt që të ketë nevojë për marrëveshje për paqe, dhe as nuk ka status të pazgjidhur, që kërkon negociata. Këto janë pohime të pavërteta”, ka thënë më tej ai.

“Së treti, koha dhe dedikimi. Një marrëveshje për normalizim me Serbinë kërkon zgjidhjen e të gjitha çështjeve, rrjedhimisht një proces të gjatë. Me zgjedhjet presidenciale në nëntor, është e qartë se rëndësia nuk qëndron te përmbajtja e marrëveshjes, por te nënshkrimi në fund të saj”, ka shkruar kreu i VV’së.

Ish-shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se “Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet ndërshtetërore, por se kjo duhet të ndodhë nëpërmjet një dialogu të përgatitur mirë. Lidhja dhe besnikëria e Kosovës me Shtetet e Bashkuara mbetet e pathyeshme, por shtytja drejt marrëveshjeve të këqija për hir të një fushate politike është e gabuar”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vuçiç i prerë për takimin në Bruksel: Do të kërkojmë ndërprerje urgjente të punimeve pranë Deçanit
Ish- kryeministri italian Prodi për Shqipërinë: Italia po ia lë vendin Turqisë, miqësia mes Ramës dhe Erdoganit rrit ndikimin turk »
Article Logic
Execution time: 0.013617038726807
array(1) { ["section"]=> string(74) "kurti-akuzon-amerikanet-po-pergatisin-marreveshje-ne-dem-te-kosoves-217253" }