Kurti bën homazhe për herë të parë te varri i Rugovës: Në këtë ditë vlerësojmë angazhimin politik për liri

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 17-02-2020 Kurti bën homazhe për herë të parë te varri i Rugovës: Në këtë ditë vlerësojmë angazhimin politik për liri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ishte i shoqëruar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe u shpreh se e vlerëson angazhimin politik për liri dhe pavarësi të ish-presidentit.

‘Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe’, ka deklaruar Kurti.

Theksojmë që kjo është hera e parë që Albin Kurti ka bërë homazhe para varrit të ish-presidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010048151016235
array(1) { ["section"]=> string(112) "kurti-ben-homazhe-per-here-te-pare-te-varri-i-rugoves-ne-kete-dite-vleresojme-angazhimin-politik-per-liri-195476" }