Kurti hoqi taksën me Serbinë, reagon LDK: Nuk është konsultuar me ne

Publikuar tek: rajon, më 22:19 27-02-2020 Kurti hoqi taksën me Serbinë, reagon LDK: Nuk është konsultuar me ne Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili është pjesë e LDK-së, ka reaguar pas deklaratës së Kurtit se taksa 100% me Serbinë do të hiqet.

Hoti është shprehur se Kurti nuk është konsultuar me LDk-në për këtë marrëveshje, ndaj dhe ky vendim nuk është i qeverisë.

“Vendimet e qeverisë merren në mbledhje të qeverisë, jo në konferencë për media”, ka deklaruar Hoti.

“Nuk mund të shkojë përpara asnjë vendim pa koordinim me partnerët qeverisës”, ka shtuar zëvendësi i Kurtit.

Megjithatë hoti ka pranuar që është njoftuar nga Kurti për këtë vendim.

“Sot nuk ka qenë hera e vetme që kemi biseduar. Gjatë javës kemi biseduar disa herë, që të gjejmë zgjidhje, të pranueshme edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, që të ecim përpara”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, ajo çfarë u tha sot nga Kurti përbën vetëm “propozim të kryeministrit se si ai e sheh çështjen e tarifës dhe reciprocitetit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072870254516602
array(1) { ["section"]=> string(73) "kurti-hoqi-taksen-me-serbine-reagon-ldk-nuk-eshte-konsultuar-me-ne-196702" }