Kurti nis 'hakmarrjen', shkarkon zëvendëskryeministrin e LDK Avdullah Hoti

Publikuar tek: rajon, më 09:18 26-03-2020 Kurti nis 'hakmarrjen', shkarkon zëvendëskryeministrin e LDK Avdullah Hoti Avdullah Hoti - Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministrin e parë Avdullah Hoti, pjesë e LDK-së.

Ky shkarkim ka ardhur menjëherë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, por nuk është dhënë asnjë arsyetim.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua mbrëmë me 82 vota pro, pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga aleati i tij bashkëqeverisës, Isa Mustafa.

Mocioni i mosbesimit ka ardhur si rezultat i shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu nga kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti duket se nuk ka humbur kohë që të fillojë 'hakmarrjen' e tij, duke shkarkuar Hotin, ndërsa nuk dihet ende fati i ministrave të LDK-së.

90758455_243929540109783_5458376840160739328_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008634090423584
array(1) { ["section"]=> string(78) "kurti-nis-hakmarrjen-shkarkon-zevendeskryeministrin-e-ldk-avdullah-hoti-200108" }