Kurti nxjerr ‘jashtë loje’ presidentin Tha֛çi: Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë

Publikuar tek: rajon, më 22:57 09-10-2019 Kurti nxjerr ‘jashtë loje’ presidentin Tha֛çi: Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë Kreu i VV Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti shprehet se pas marrjes së postit të kryeministrit do të nisë dialogun me serbët brenda territorit të Kosovës, jo me ata që varen nga Beogradi.

Në një intervistë për Opinion, Kurti tha se presidenti Thaçi ka bërë gabim me çështjen e shkëmbimit të territorit të Kosovës, ndaj në vazhdim dialogun do ta drejtojë vetë kreu i VV.

“Problemi më i madh që kemi me Presidentin, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje,është sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviçit”, tha Kurti.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kreu i Vetëvendosjes tha “Dialogu është ndërprerë unë jam për dialog parimor, mendoj që duhet ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe të mos dështojë. Jam i interesuar që taksën ta zëvendësoj me parimin e reciprocitete. Në të gjitha aspektet me Serbinë duhet të sillemi në mënyrë simetrike. Të njoh dokumentacionin e Kosovës, reciprociteti sa i përket të drejtave të autorit dhe investimeve.”

Gjithashtu, kreu i VV tha se me opozitën nuk do të jetë arrogant me opozitën, por do të krijojë me ta një ekip negociator bashkë solid.

 “Unë nuk do jem arrogant me opozitën, do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë”, tha Kurti, duke theksuar se presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol.

“Këtë dialog do ta udhëheq unë, presidenti do të jetë president. Ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme por jo krijues i politikës së jashtme”, shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022471904754639
array(1) { ["section"]=> string(88) "kurti-nxjerr-jashte-loje-presidentin-tha-ci-dialogun-me-serbine-do-ta-udheheq-une-181442" }