Kurti takon zyrtaren e lartë Sarnez në Paris: Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Francës dhe Kosovës duhet të thellohen

Publikuar tek: rajon, më 19:36 07-11-2019 Kurti takon zyrtaren e lartë Sarnez në Paris: Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Francës dhe Kosovës duhet të thellohen

Kandidati më i votuar për kryeministër të Kosovës Albin Kurti ka takuar ditën e sotme Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës, Marielle de Sarnez.

Kjo e fundit e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit dhe e theksoi dëshirën dhe nevojën që të thellohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Ndërkohë përmes një statusi në ‘Facebook’, Kurti nënvizon gatishmërinë e Kosovës për zhvillimin e një partneriteti të ngushtë e strategjik me Francën në fusha me interes reciprok.

Statusi i plotë:

Sot në Paris, takova Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës, znj. Marielle de Sarnez. Ajo më uroi për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit dhe e theksoi dëshirën dhe nevojën që të thellohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Francës dhe Kosovës.

I shoqëruar nga ambasadori ynë, z. Qëndrim Gashi, e falenderova znj. de Sarnez për ndihmën e rëndësishme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në kohë lufte e paqe, për siguri dhe zhvillim. Nënvizova gatishmërinë e Kosovës për zhvillimin e një partneriteti të ngushtë e strategjik me Francën në fusha me interes reciprok.

Kryetaren de Sarnez e njoftova edhe për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për përgatitjet tona për programin qeverisës që i përgjigjet vullnetit, të drejtave dhe kërkesës së qytetareve për rend e ligj, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik dhe arsim cilësor.

75241071_723534824813071_8818254993325817856_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020214080810547
array(1) { ["section"]=> string(123) "kurti-takon-zyrtaren-e-larte-sarnez-ne-paris-marredheniet-bilaterale-ndermjet-frances-dhe-kosoves-duhet-te-thellohen-185071" }