Kurti ‘ZHDUK’ flamurin e Kosovës gjatë takimit me ambasadorin britanik, Vuçiç ‘tërbohet’ nga ai KOMBËTAR dhe pyet: U fotografove me krenari… Abott i kthen përgjigje

Publikuar tek: rajon, më 18:08 17-10-2019 Kurti ‘ZHDUK’ flamurin e Kosovës gjatë takimit me ambasadorin britanik, Vuçiç ‘tërbohet’ nga ai KOMBËTAR dhe pyet: U fotografove me krenari… Abott i kthen përgjigje Takimi i kreut te VV, Albin Kurti me ambasadorin britanik Nicholas Abbott

Pas takimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott në ambjentet e zyrave qëndrore të Vetëvendosjes, si dhe pas publikimit të fotove të takimit ku në sfond shikohet flamuri kombëtar shqiptar dhe jo flamuri shtetëror i Kosovës, ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Vuçiç është shqetësuar për flamurin kombëtar shqiptar në zyrën e Albin Kurtit dhe ndër të tjera i ka kërkuar llogari ambasadorit britanik se në zgjedhjet e kujt shteti fitoi Kurti dhe partia e tij, si dhe flamuri i cilit shteti është ai në të cilin ambasadori dhe Kurti kanë pozuar.

Në postimin e tij në twitter vihet re një shqetësim i Vuçiçit me pretendimin e rrezikut të ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe ‘Bashkimit Kombëtar’, e cila është një nga pikat kryesore të planprogramit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

‘Pyetje për Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Në zgjedhjet e kujt fituan Kurti dhe partia e tij, si dhe flamuri i cilit shteti është ai ku Shkëlqesia Juaj, u fotografuat me krenari me Kurtin? Unë do t'jua bëj këtë pyetje deri sa të marr një përgjigje’, shkruan presidenti serb në twitter. 

Pas një reagimi të tillë nga presidenti serb, ambasadori britanik Nicholas Abbott i është kundërpërgjigjur Vuçiçit me anë të një postimi të shkurtër por të hollë e me nënkuptim.

Abott nuk u intimidua nga pyetja e Vuçiç drejtuar atij, por përkundrazi i ka kthyer një përgjigje ku humori i lehte anglez ndërthuret me parimin e vetëvendosjes së popujve:

‘Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë nuk ka zgjedhur se si bashkëbiseduesi e ka rregulluar dhomën ku u mbajt takimi’, është reagimi i ambasadës britanike në Prishtinë për presidentin serb.

ballo.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020208120346069
array(1) { ["section"]=> string(164) "kurti-zhduk-flamurin-e-kosoves-gjate-takimit-me-ambasadorin-britanik-vucic-terbohet-nga-ai-kombetar-dhe-pyet-u-fotografove-me-krenari-abott-i-kthen-pergjigje-182481" }