Kurum padit Shqipërinë, kërkon 100 mln euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:55 25-09-2020 Kurum padit Shqipërinë, kërkon 100 mln euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit

Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit, kanë bërë një padi në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit.

 

Çështja kundër Shqipërisë është regjistrua në 23 shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes së Investimeve, ICSID, në Uashington.

Padia kundër Shqipërisë është regjistruar nga kompanitë e regjistruara në Shqipëri Durres Kurum Shipping shpk, Durres Container Terminal Sha, Metal Commodities Foreign Trade Corp e regjistruar në SHBA dhe Altberg Developments LP në Britani – të cilat janë investitorët në koncesionin e terminalit të kontejnerëve.

Sipas një artikulli në Global Arbitration Review – një revistë e specializuar për çështjet e arbitrazhit, Kurum dhe investitorët e tjerë kërkojnë një dëmshpërblim nga shteti shqiptar të barabartë me 100 milionë euro.

Anulimi i kontratës së koncesioni është ekzekutuar disa muaj më parë, pas një beteje të gjatë ligjore për prishjen e kontratës së partneritet publik private midis kompanisë turke dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

BIRN

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010423898696899
array(1) { ["section"]=> string(138) "kurum-padit-shqiperine-kerkon-100-mln-euro-demshperblim-per-prishjen-e-kontrates-se-terminalit-te-kontejnereve-ne-portin-e-durresit-221667" }