Prej ditësh firma e përpunimit të inerteve metalike dhe e prodhimit të hekurit, "Kurum" ka hequr filtrat e përpunimit të blozës që lëshohet nga djegia e metaleve të lëndës së parë. Kjo shihet edhe me sy të lirë se si bloza e oxhaqeve mbulon zonën përreth, komunën Bradashesh dhe deri në afërsi të qytetit.
Shumë banorë të zonës janë deshmitarë të katastrofës natyrore dhe mjegullës së tymit që mbulon shtëpitë e tyre çdo mbasdite kur firma punon me kapacitet të plotë duke shfrytëzuar dhe errësirën, në mënyrë që mjegulla e tymit të mos jetë e dukshme. "Sapo fillon të errësohet oxhaqet e mëdhenjë prodhojnë blozë. Ndërsa në mëngjes punohet vetëm me një oxhak që përsëri bie në sy mungesa e filtrave sepse, siç shihet dhe nga fotot tymi që del është bolozë e papërpunuar"- shprehet një banor i zonës që preferon të ngelet anonim.
Ndërsa mungesa e kontrollit vjen nga Komuna Bradashesh, për arsye se administrata e komunës ka lënë mbas dore detyrat sepse u mbaron mandati dhe s’kanë më interesa elektorale për zonën në fjalë. Fotot janë bërë pasdite dhe në mëngjes herët, nga ku duket qartë puna e pasdites dhe puna e mëngjesit me një oxhak. Kujtojmë që sipas statistikave Elbasani është qyteti më i ndotur në Shqipëri dhe me një shkallë të lartë vdekshmërie nga sëmundjet kancerogjene. E.M