KURVA E FISHTËS DHE KURVAT E SOTME!  (+18)

Publikuar tek: pa-stres, më 10:11 19-10-2019 KURVA E FISHTËS DHE KURVAT E SOTME!  (+18)

Nga Edi Oga

Uh! Evropë, ti kurva e motit!...Që i re  mohit, besës së Zotit!...(vazhdon)

Evropa është po ajo që, me këto vargje poetike me rimë të puthur,  me shumë të drejtë, i nënvlerësuari Gjergj Fishta e ka sharë 100 vite më parë!

Me një ndryshim; asokohe shtetet evropiane luftonin ndër vete me armë dhe fituesit ndanin plaçkën në konferenca "paqeje", sot janë pjesë e një "familjeje" dhe luftojnë me euro, ku më i forti ia fut më pak të fortit dhe më i dobëti e ha nga të gjithë!

Ne jemi aq të dëshpëruar, sa u jemi shtrirë si tapet "ëelcome" përpara derës, dhe u përgjërohemi që të futemi brenda. Le të jemi ne, më të dobëtit e familjes, ata që do ta hanë nga të gjithë "familjarët" aty brenda. Nuk prish punë, rëndësi është ta hamë aty brenda...!

A nuk do të ishte më mirë që të kishim mirëqeninen tonë dhe mbi të gjitha dinjitetin tonë, përpara sesa të futeshim në një familje hipokritësh mjeshtra të shfrytëzimit?

Le të kthehemi pak tek "kurva e motit!"

Fjala "kurva" e ka origjinën nga sllavishtja dhe përdoret rëndom në vendet sllave ose jo, të Evropës jugore dhe qëndrore. Si fjalë, ajo bën pjesë në familjen e zgjeruar të fjalëve që përshkruajnë femrat me moral të ulët në kontekstin fizik të fjalës, por kohët e fundit, kuptimi i saj është zgjeruar, duke përfshirë në të edhe meshkujt por edhe veprime të tjera, përveç atij të profesionit më të vjetër në Botë, në rastet e përdorimit të saj në trajta foljore!

Kam dëgjuar shumë përkufizime dhe perifrazime për termin "kurvë", por ai që më pëlqen më tepër dhe më bën të vë buzën në gaz, është ky:

"Kurva është ajo femra qeflije që ua jep të gjithëve përveç teje!"

Ej, a nuk është ky përkufizimi më i saktë i këtij termi  kur me të i referohemi Evropës?

Sipas këtij përkufizimi, Evropa do të pushonte së qeni kurvë, nëse "do të na e jepte, të drejtën për t'u futur brenda saj!"

Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se "politika është kurvë"!

Duam s'duam ne, ky përkufizim i ndot pak edhe politikanët, pra i bën ata pak kurva, ose pak kurvarë... ose në shumicën e rasteve, shumë kurva apo shumë kurvarë!

A janë politikanët tanë të tillë?!

Jooooooo...! Politikanët tanë mund të jenë gënjeshtarë, mashtrues, të paaftë, përfitues, hajdutë, trafikantë, grabitqarë, kriminelë, por kurva?! Absolutisht jo! Sepse ata ua japin (dhe ua marrin) të gjithëve, edhe ty, prandaj përkufizimi bie dhe ti nuk i quan dot kurva!

E ku duhet t'i kërkojmë kurvat atëherë?!

I kërkojmë në Evropë: kurvat daneze, spanjolle, holandeze... për ta mbyllur me karakurvat franceze!

Ja edhe kurvat e Evropës i gjetëm dhe ua treguam vendin!

Për fat, Dielli sot ka lindur përsëri dhe ne kemi kohë edhe një vit t'i lutemi kurvave të na pranojnë në gjirin e tyre! Sa mirë që midis politikanëve tanë, nuk kemi asnjë të tillë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DIELLI YNË DHE KOMETA BORCHARDT!
»
Article Logic
Execution time: 0.0072989463806152
array(1) { ["section"]=> string(44) "kurva-e-fishtes-dhe-kurvat-e-sotme-18-182666" }