Kurz dha dorëheqjen pas video-skandalit, ja kur mbahen zgjedhjet e parakoshme në Austri

Publikuar tek: bota, më 14:41 19-05-2019 Kurz dha dorëheqjen pas video-skandalit, ja kur mbahen zgjedhjet e parakoshme në Austri

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen deklaroi sot se ai rekomandon që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në fillim të shtatorit.

"Ky fillim i ri duhet të ndodhë shpejt, sa më shpejt që të lejohen dispozitat e Kushtetutës Federale, prandaj bëj thirrje për zgjedhje ... në shtator, nëse është e mundur në fillim të shtatorit", tha presidenti në Vienë pas bisedimeve me kancelarin Sebastian Kurz.

Kancelari Kurz i ka sugjeruar dje presidentit të Austrisë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas publikimit të skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, i cili i ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje.

Kurz tha të shtunën se nuk mund të punonte më me FPÖ, duke u thënë gazetarëve se ai ishte i ngopur me skandalet e kohëve të fundit që përfshinin partinë dhe "afërsinë e grupeve radikale të djathta".

"Ka pasur shumë situata në të cilat unë e gjeta shumë të vështirë të gëlltitja të gjitha këto", tha Kurz.

Ndërkohë, pas takimit Van der Bellen ka sqaruar për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në fillim të shtatorit.

48794647_303.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026743173599243
array(1) { ["section"]=> string(93) "kurz-dha-doreheqjen-pas-video-skandalit-ja-kur-mbahen-zgjedhjet-e-parakoshme-ne-austri-164872" }