Kurz humbi votëbesimin, Austria drejtohet për herë të parë nga një grua

Publikuar tek: bota, më 13:44 31-05-2019 Kurz humbi votëbesimin, Austria drejtohet për herë të parë nga një grua

Austria do të drejtohet për herë të parë nga një grua kancelare deri në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në shtator.

Brigitte Bierlein do të zëvendësojë në këtë post Sebastian Kurz, i cili dha dorëheqjen dhe çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, shkruan CNN, transmeton Newsbomb.al.

Presidenti austrialk Alexander Van der Bellen, bëri të ditur në Vjenë se do ta emërojë atë "pas pak ditësh", në postin e kancelares. 

"Kushtetuta është themeli i demokracisë sonë, në të cilën qëndron detyra e Presidentit për të kërkuar një kancelar, dhe kjo është ajo që po ndodh sot," tha Van der Bellen.

"Është kënaqësi, zonja dhe zotërinj, t'ju prezantoj Dr. Brigitte Bierlein, kancelaren e Austrisë të cilën do të konfirmoj në ditët e ardhshme", shtoi ai.

Këtë javë, qeveria e Sebastian Kurz u rrëzua pasi humbi një mocion mosbesimi në parlament. Kurz, i Partisë Popullore Austriake, ishte kancelari i parë që nga Lufta e Dytë Botërore që u rrëzua në një votim të tillë.

Qeveria e Kurz u përfshi në kaosin politik gati dy javë më parë pas publikimit të një video-skandali.

190530145948-02-austria-politics-brigitte-bierlein-0530-exlarge-169.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01187801361084
array(1) { ["section"]=> string(77) "kurz-humbi-votebesimin-austria-drejtohet-per-here-te-pare-nga-nje-grua-166417" }