‘Kush beson nuk flet si budalla’, Rama nuk heq dorë nga anti-shpifja as në mëngjes (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 28-12-2019 ‘Kush beson nuk flet si budalla’, Rama nuk heq dorë nga anti-shpifja as në mëngjes (FOTO)

Kryeministri Edi Rama tashmë e ka kthyer në një rutinë nisjen e mëgjesit me ‘Fjalët e shenjta’.

Ditët e fundit, ai i është rikthyer shpifjes, temë kjo që shkaktoi shumë debate javën e kaluar pas miratimit në Kuvend të paketës anti-shpifje.

Mëngjesin e sotëm, Rama e ka nisur me një citat nga Profeti Muhamet: ‘Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla’.

Kujtojmë që paketa antishpifje është kundërshtuar nga shoqata të ndryshme të gazetarëve dhe nga ndërkombëtarët. Rreth një javë më parë, gazetarët protestuan për tre orë kundër ‘paketës antishpifje’.

Sipas tyre kjo paketë nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

Screenshot_5.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacionet e dëgjimit përfundojnë me sukses, vogëlushes i ndryshon jeta (VIDEO)
Drafti/ Si do të funksionojë sigurimi banesave nga tërmeti, i detyrueshëm me ligj »
Article Logic
Execution time: 0.013778924942017
array(1) { ["section"]=> string(91) "kush-beson-nuk-flet-si-budalla-rama-nuk-heq-dore-nga-anti-shpifja-as-ne-mengjes-foto-190570" }