Kush do e ruaj rendin dhe rregullin nesër në protestën e Opozitës?

Publikuar tek: aktualitet, më 21:36 12-05-2017 Kush do e ruaj rendin dhe rregullin nesër në protestën e Opozitës?

Protesta e Opozitës ditën e nesërme është paralajmëruar nga eksponentët e PD si e qetë dhe paqësore. Por pavarsisht kësaj Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen dhe qetësinë gjatë gjithë kohës që do të zhvillohet protesta. 

Rreh 2 mijë forca policie do të jenë të angazhuara ditën e nesërme në protestën e opozitës në bulveradin kryesor të Tiranës.

Po ashtu, veç oficerëve të policisë, do të jenë në gadishmëri edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA. Ndërkohë siç jemi mësuar shpesh të shohim në protestat e PD në këto 4 vite, në vijën e parë të frontit do të jenë të vendosura policet femra.

Po ashtu në terren nuk do mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangien e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019519090652466
array(1) { ["section"]=> string(71) "kush-do-e-ruaj-rendin-dhe-rregullin-neser-ne-protesten-e-opozites-78451" }