Kush e drejton PD-në? Berisha i merr Bashës qendrën e partisë, zbulohet foto me ndërkombëtarin (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:58 12-03-2017 Kush e drejton PD-në? Berisha i merr Bashës qendrën e partisë, zbulohet foto me ndërkombëtarin (Foto)

Vetëm një ditë më parë zyrtari i lartë austriak, Wolfgang Grossruck, ish-Kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së përshëndeti protestën e Partisë Demokratike dhe mori pjesë në ‘Çadrën e Lirisë’.

Menjëherë pas pjesmarrjes në protestë, kreu i opozitës, Lulzim Basha, deputeti, Sali Berisha dhe Wolfgang Grossruck kanë darkuar sëbashku.

Ajo që bie në sy dhe që nuk ndodh për herë të parë është fakti se ish-kryeministri Berisha është pozicionuar në qendër të tavolinës duke lënë Bashën në cep pavarsisht se ai është kreu i PD-së duke lënë vend për pyetjen se kush e drejton PD-në?

Po ashtu vetëm pak ditë më parë ish-kryeministri publikoi një foto ku sërish ishte në qendër duke lënë në hije dhe zbehur figurën e Bashës si kryedemokrat.

“Tashmë e di se çfarë do të them pasi e kam vizituar Shqipërinë që para 24 vitesh dhe kam qenë vizitor mbi 60 herë. Ju keni shumë miq në Europë dhe Austri. Ne jemi të gjithë të interesuar që Shqipëria të luftojë kriminalitetin, korrupsionin dhe padrejtësinë dhe garant i kësaj fitore është kryetari demokrat Lulzim Basha. Të gjithë ne do të punojmë për integrimin europian të Shqipërisë në mënyrë që njerëzit të përfitojnë nga kjo” tha Grossruck një ditë më parë në ‘Çadrën e Lirisë’.

bashaaa.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090360641479492
array(1) { ["section"]=> string(103) "kush-e-drejton-pd-ne-berisha-i-merr-bashes-qendren-e-partise-zbulohet-foto-me-nderkombetarin-foto-71639" }