Kush e nxiti ‘Mini-Shengenin Ballkanik’? Diplomati europian jep përgjigjen e pazakontë

Publikuar tek: politike, më 22:00 25-11-2019 Kush e nxiti ‘Mini-Shengenin Ballkanik’? Diplomati europian jep përgjigjen e pazakontë Takimi i fundit i 'Mini-Shengenit Ballkanik' në Ohër

Diplomati austriak me origjinë sllovene Wolfang Petriç mendon se autori i krijimit të projektit ‘’Mini-shengeni Ballkanik’’ është presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Në një intervistë për ‘’Kosovo Online’’, Petriç shton se shtyrja e vendimit të çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE ka përshpejtuar proçesin e nismës së përbashkët mes këtyre dy vendeve dhe Serbisë për të krijuar një zonë të lirë të përbashkët të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve mes 3 vendeve.

‘’Është gjithmonë e vështirë të argumentohet nëse B do të kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur A, por, sipas mendimit tim, tani është e qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor që BE nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre në një afat të shkurtër. Po aq e keqe sa vendimi i presidentit Macron është të bllokohet hapja e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, mbase përfitimi i vetëm është që koha e transformimit ka kaluar. BE nuk po pretendon që së shpejti do të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nuk mund të pretendojnë se me anëtarësimin në BE do t’i zgjidhnin problemet e tyre.

Dhe kjo është arsyeja pse, ndërsa unë besoj se vendimi i Macron është i dëmshëm për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, mund të thuhet se ka kontribuar në përshpejtimin e idesë së një ‘Mini-Shengen’ ‘’, përfundon diplomati austriak Petriç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Do të përgjohen të gjithë qytetarët', Ministri rrëzon spekulimet për 'Anti-KÇK'-në: Subjekt të ligjit do jenë vetëm ata që kanë kryer krime të rënda (Detaje)
Petrit Vasili: Nuk ka bir nëne që e ndal referendumin »
Article Logic
Execution time: 0.013326168060303
array(1) { ["section"]=> string(90) "kush-e-nxiti-mini-shengenin-ballkanik-diplomati-europian-jep-pergjigjen-e-pazakonte-187220" }