Kush e vrau Dritan Lamajn? Gjykata dënon për dëshmi të rreme gardistin Ylli Memia

Publikuar tek: aktualitet, më 06:37 28-06-2015 Kush e vrau Dritan Lamajn? Gjykata dënon për dëshmi të rreme gardistin Ylli Memia Ylli Memia

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor gardistin Ylli Memia, i akuzuar për dhënie dëshmie të rreme në procesin gjyqësor  nga Arben Frrokut, i cili ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Prokuroria pretendon se  dëshmitari i mbrojtur ishte në vendin e ngjarjes  ditën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt më  24 shkurt 2013.

Ndërsa gardisti Memia ka mohuar se ka komunikuar me dëshmitarin Ndoka apo me zyrtarë të Latë të Policisë. Gjykata ka vlerësuar se Memia ka bërë deklarime të rreme para trupit gjykues të Krimeve të Rënda. Vlerësimi i Gjykatës  mbështet në dëshminë e dhënë në gjyq të Ndokës  dhe ish-zyrtarit të Policisë, Agron Kuliçaj, si dhe tabulateve telefonike të Ylli Memisë, ditën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj.

Në përfundim të hetimit gazeta “Panorama” bën me dije se  gjykata ka dhënë vendimin dënim në mungesë me 6 muaj burg për Meminë.

Ndërkohë, 1 vit e 4 muaj pas prangosjes së tij, biznesmeni Arben Frroku është shpallur i pafajshëm për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj. Pas 48 seancave të zhvilluara për çështjen “Lamaj”, Gjykata e Krimeve të Rënda doli në përfundimin se në momentin kur ndodhi krimi, Frroku ndodhej rrugës për në Korçë, duke e lënë të lire biznesmenin Frroku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin në dritë fakte të reja, FNSH refuzoi ndërhyrjen në Lazarat
Akuzohej për mashtrim, shpallet i pafajshëm ish-deputeti i PD-së »
Article Logic
Execution time: 0.012585878372192
array(1) { ["section"]=> string(86) "kush-e-vrau-dritan-lamajn-gjykata-denon-per-deshmi-te-rreme-gardistin-ylli-memia-14801" }