Kush është 19-vjeçari që u qëllua me armë zjarri në prani të së fejuarës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:39 30-01-2018 Kush është 19-vjeçari që u qëllua me armë zjarri në prani të së fejuarës (EMRI)

Zbulohet identiteti i personit që u qëllua me armë zjarri në fshatin Fermë-Çlirim në Fier. 

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi Renato Gjoka 19-vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Fierit.

Newsbomb.al mëson se i riu është duke dhënë dëshminë e tij për efektivët e policisë, por deri tani nuk ka pranuar të tregojë se si ka ndodhur plagosja. Pritet një konfirmim zyrtar nga policia për të cilësuar rrethanat e plota të ngjarjes “mister”.

Mësohet se 19-vjeçari ishte me të fejuarën kur u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar. 

NJOFTIMI I POLICISË (Paraprak):

Në datën 30.01.20178, ora 15:45 , ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana të paqarta, shtetasi R.Gj,19 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi R.Gj ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011494874954224
array(1) { ["section"]=> string(84) "kush-eshte-19-vjecari-qe-u-qellua-me-arme-zjarri-ne-prani-te-se-fejuares-emri-108509" }