Kush është 29 vjeçarja që plagosi veten me thikë dhe inskenoi grabitjen në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:32 25-11-2015 Kush është 29 vjeçarja që plagosi veten me thikë dhe inskenoi grabitjen në Tiranë Foto ilustruese

E penduar për inskenimin e grabitjes, Jonida Fero ka vendosur të tregojë të vërtetën para oficerëve të Policisë, në Komisariatin nr.3.

Ajo ka treguar se disa javë më parë, i dashuri i saj, me të cilin bashkëjeton në një shtëpi në Sauk, kishte humbur shumë para në një kazino, ku i kishin mbajtur peng makinën.

Ai duhej të paguante 1 milion lekë të rinj aty, në mënyrë që të merrte automjetin, por sa më shumë të vonohej, aq më shumë rritej vlera e borxhit. Duke mos pasur asnjë zgjidhje tjetër, ajo ka kërkuar ndihmë nga i ati, i cili jeton në Pogradec, të cilit i ka kërkuar 1 milion lekë të rinj, duke i premtuar se do t’ia kthente brenda një jave, pasi kishte aplikuar për një kredi.

JONIDA2.jpg

Edhe i ati, duke mos i pasur shumën që i kërkonte e bija, i kishte marrë hua diku tjetër, por edhe ai me afat 1- javor. Dje ishte afati kur Fero duhej t’i kthente paratë të atit dhe ai kishte mbërritur në Tiranë për ta takuar.

E ndjerë në faj e nën presion, pasi nuk kishte asnjë mundësi për t’ia kthyer borxhin të atit, 29- vjeçarja ka vendosur të sajojë grabitjen.

Në kohën kur i ati e priste para 15-katëshit, ajo i ka thënë që ta priste sa të shkonte te “Dollari” për të këmbyer paratë dhe aty ka vendosur të vetëplagoset, duke sajuar ngjarjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Londër, vritet me thikë në rrethana misterioze 17 vjeçari shqiptar
Arrestohen 3 persona në Vlorë, iu sekuestruan 128 kg kanabis dhe tre armë zjarri (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011991024017334
array(1) { ["section"]=> string(87) "kush-eshte-29-vjecarja-qe-plagosi-veten-me-thike-dhe-inskenoi-grabitjen-ne-tirane-26227" }