Kush është 30 vjeçari Luigi Di Maio, politikani që pritet të garojë për kryeministër të Italisë

Publikuar tek: bota, më 13:08 05-12-2016 Kush është 30 vjeçari Luigi Di Maio, politikani që pritet të garojë për kryeministër të Italisë

Matteo Renzi nuk është më kryeministër i Italisë. 41 vjeçari që erdhi në pushtet dy vite më parë nga shumë u konsiderua si një i ri që do i jepte freski politikës dhe ekonomisë vendase, por u largua pa lënë gjurmë.

Megjithatë, pas humbjes në referendum, Renzi mund të zëvendësohet nga një politikan akoma edhe më i ri në moshë dhe karrierë. Bëhet fjalë për 30 vjeçarin Luigi Di Maio, i lindur në Avellino në jug të vendit, i cili si pjesë e partisë Lëvizja 5 Yjet do të kërkojë të bëhet kryeministër i Italisë.

Pas dorëheqjes së Renzit ka disa skenarë për zgjedhjen e kryeministrit dhe Qeverisë së re, që mund të bëhet qoftë me emërim por edhe me zgjedhje të parakohshme.

Në fakt, zgjedhjet e parakohshme janë shumë të mundshme për shkak se 60% e votuesve ishin kundër propozimit të Renzit për ndryshimet kushtetuese dhe menjëherë pas publikimi të rezultateve Levizja 5 Yjet dhe Liga e Veriut kanë shtuar presionin që vendi të hyjë në zgjedhje.

Di Maio shihet prej kohësh si kandidati potencial për garën për kryeministër të Italisë. 30 vjeçari prej tre vitesh është nënkryetar i Dhomës së Deputetëve duke hyrë në histori si më i riu i emëruar ndonjëherë në atë post.

I diplomuar në Liceun Artistik, Di Maio ka ushtruar më parë profesionin e gazetarit dhe ka punuar si webmaster për t’i hyrë më pas politikës.

Luigi Di Maio bëri fushatë të fuqishme kundër referendumit dhe tashmë pikët e tij në politikë janë shtuar shumë./Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027582168579102
array(1) { ["section"]=> string(100) "kush-eshte-30-vjecari-luigi-di-maio-politikani-qe-pritet-te-garoje-per-kryeminister-te-italise-61638" }