Kush është 7-vjeçari që reciton përmendësh 3000 vargje të Fishtës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:07 19-02-2020 Kush është 7-vjeçari që reciton përmendësh 3000 vargje të Fishtës

Këtë të hënë në Tv Klan filloi emisioni i shumëpëlqyer ‘Në kurthin e Piter Pan’.

E ftuar ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka vëtëm pak javë që është bërë nënë për herë të dytë.

Mirëpo vëmendjen e mori një vogëlush vetëm 7 vjeç Nikolla Prendi.

Ai sfidoi Spiropalin me vargje nga poezi të ndryshme dhe me dialekte të ndryshme.

Nikolla di plot 3000 vargje të Fishtës nga ‘Lahuta e Malcis’, që prej ditës kur i ati i kishte blerë librin.

Në këtë mbrëmje, vogëlushi recitoi disa vargje nga Noli dhe nga Fishta në emision, duke u komplimentuar jo vetëm nga ministrja, por dhe nga publiku. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074689388275146
array(1) { ["section"]=> string(72) "kush-eshte-4-vjecari-qe-reciton-permendesh-3000-vargje-te-fishtes-195718" }