Nëse ka një gjë për të cilën Shqipëria trumbeton fort dhe njihet anë e kënd botës është bukuria e saj natyrore dhe historia e lashtë. I mrekulluar këtë herë ka mbetur Mike Rann, ish kryeministri australian, ambasadori në një sërë shtetesh si Italia, Shqipëria dhe Libia.
“Duke planifikuar kthimin në Shqipërinë e bukur, sekreti mbajtur më fort i Europës. Male mahnistëse, vijë bregdetare dhe histori e pasur”, shkruani mahnitur ambasadori australian në Shqipëri.
Një detaj tjetër është fakti që në postimin e tij, i bën tagg ministrit tonë të Jashtëm, Ditmir Bushati i cili me gjasë duhet të jetë ndjerë krenar pasi e ka lexuar.