Kush është armiku i Erdoganit, Fethullah Gulen?

Publikuar tek: dossier, më 19:45 14-05-2015 Kush është armiku i Erdoganit, Fethullah Gulen? Fethullah Gulen

Muhammed Fethullah Gülen ka lindur në vitin 1941 dhe është një predikues turk, ish-imam dhe themeluesi i “Lëvizjes Gulen”, të njohur si Hizmet, që do të thotë shërbesë në turqisht.

Gulen predikon “Hanafi” një version të Islamit që derivon nga mësimet e dijetarit Sunit Said Nusri. Mbështetësit e tij e quajnë “Lëvizjen Gulen” si fytyra moderne e Islamit por kritikët nuk mendonjë të njëjtën gjë.

Lëvizja e Gulen ka investime në shumë vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë. Investimet e saj janë kryesisht në, shkolla, klinika shëndetësore dhe media. Disa e kanë vlerësuar atë si një lëvizje pacifiste, një version i islamit modern dhe një alternativë më e mirë se shkollat ekstreme islame të Salafizmit.

Një nga arritjet më të mëdha të Erdoganit gjatë një dekade  sundimi, ka qenë ta largojë ushtrinë nga politika. Këtë ai e ka arritur me ndihmën e klerikut më me influencë në Turqi, Fethullah Gulen.

Dikur aleatë, tashmë Erdogan e ka kthyer Gulenin, në një “shoë” për të treguar forcën e tij, si dhe forcën e politikave tukre. Edhe pse duket se i vetmi që mund ti heqë pushtetin nga duart Erdoganit është Guleni.

Gulen tashmë jeton në Shtetet e Bashkaura të Amerikës. Ai është autor i 43 librave dhe shumë eseve mbi pikëpamjet e tij politike, ekonomike, fetare dhe sociale. Thuhet se ka me miliona simpatizantë të Gulenit në Turqi, të cilët mendohet se mbajnë vende të rëndësishme në policinë sekrete, institute madje edhe brenda partisë së Erdoganit.

Mbështetësit thuhet se dhurojnë nga 5 në 20% të të ardhurave të tyre në favor të Lëvizjes Gulen. Me mijëra studentë përfitojnë nga bursat e sponsorizuara nga Lëvizja e tij, por edhe pse thuhet se në shkollat e Gulen predikohet Islami, shumë mësues janë përdorues të alkoolit, duhanit dhe një jetë krejtësisht moderne.

Kundërshtarët thonë se Gulën dikur u ka bërë thirrje të hapur mbështetësve të tyre të infiltrohen dhe të ngjiten në karrierë pa i vënë re askush, deri në momentin që do të arrijnë majat.

Sot ai jeton në Pennsylvania, SHBA. Ai i këshillon ndjekësit e tij të ndërtojnë shkolla në vend të xhamive dhe i nxit të afrojnë pranë tyre nëpërmjet dialogut njerëz të besimeve të tjera.

Shtëpia e Gulen në Pennsylvania, SHBA

Mbështetësit e Gulenit pretendojnë se organizata nuk ka qëllime politike, por analistët mëndonjë se arrestimet e ministrave të Erdoganit dhe djemve të tyre, për çështje korrupsioni, janë shenjë e një ndikimi në rritje të Lëvizjes Gulen. Skandali i korrupsionit në vitin 2013 në Tuqri u tha se ishte vepër e Gulenit, e fill pas kësaj Erdogani mbylli me qindra institucione që mendonte se kishin lidhje me të.

Erdogani besonte se arrestimet erdhën për shkak të njerëzve të Gulenit që ishin infilturar në polici, prokurori dhe shërbimet sekrete.

Gulen në takimin me Papa Gjon Palin II

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush e ka qeverisur Tiranën? Historia e 40 kryebashkiakëve
RENEA, misionet dhe humbjet e forcave speciale shqiptare në 24 vite »
Article Logic
Execution time: 0.013314008712769
array(1) { ["section"]=> string(49) "kush-eshte-armiku-erdoganit-fethullah-gulen-11197" }