Kush është ‘BABI", organizatori 21-vjeçar që drejtonte trafikun e drogës nga Saranda në Greqi

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 01-03-2018 Kush është ‘BABI ilustruese

Ditën e sotme polciia finalizoi një operacion të koduar “Piramida”, në sajë të së cilit u arrestuan 12 persona, anëtarë të një grupi kriminal të survejuar prej kohësh në Sarandë.

Policia zbardhi me emra se cilët janë personat e arrestuar dhe rolet që kishin në grupin e tyre kriminal.

Ajo që ra në sy ishte “koka” e grupit. Ai quhet Ajaz Lile dhe është vetëm 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.

Sipas policisë, i riu njihej ndryshe edhe me pseudonimin “babi” dhe si organizatori i grupit.

Lile është ndaluar edhe më parë nga policia, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Në këtë operacion u sekuestruan edhe 15 kg kanabis, si dhe 9 makina, 5 prej tyre të shtrenjta dhe luksoze.

Ata funksiononin sipas një zinxhiri duke organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nikolla thirrje maturantëve: Ja kë DEGË duhet të ZGJIDHNI! Do keni mbulim të plotë të kostos së shkollimit
Fatos Kongoli në QSUT me kancer, kryhet ndërhyrja e dytë (Ja si është tani gjendja e shkrimtarit) »
Article Logic
Execution time: 0.010554790496826
array(1) { ["section"]=> string(97) "kush-eshte-babi-organizatori-21-vjecar-qe-drejtonte-trafikun-e-droges-nga-saranda-ne-greqi-111887" }