Kush është biznesmeni që shiti dy herë 22 apartamente, si mashtronte bankën e klientët

Publikuar tek: aktualitet, më 07:14 02-06-2017 Kush është biznesmeni që shiti dy herë 22 apartamente, si mashtronte bankën e klientët

Ende pa u gjykuar për një çështje penale ku akuzohet se ka kryer mashtrim në vlerën e 1.5 milionë eurove në dëm të 22 qytetarëve, ndërtuesi Artan Sherifi dërgohet përsëri në gjykatë.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një dosje të re penale, ku biznesmeni akuzohet se ka mashtruar bankën me pasurinë që ka vendosur si garanci për një kredi në vlerën e rreth 200 mijë eurove. Sipas hetimit të Prokurorisë, që ka nisur me kallëzim nga banka e dëmtuar, biznesmeni Artan Sherifi akuzohet se ka futur si garanci për kredinë në fjalë 6 apartamente, që në fakt ua kishte shitur personave të tjerë. Hetimi është kryer nga Njësia Task­-Forcë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, e cila, pasi ka përfunduar veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave, e ka nisur dosjen për në gjykatë. Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se në momentin e aplikimit deri te miratimi i kredisë, biznesmeni ka paraqitur dokumente false, sikur apartamentet që po fuste garanci ishin të pashitura, shkruan “Panorama”. Por më pas, kur kanë nisur problemet me shlyerjen e kredisë, dhe banka ka kërkuar bllokimin e pronave të vendosura garanci, ato kanë dalë se ishin shitur më herët për persona të tjerë. Akuza e ngritur ndaj biznesmenit është “mashtrimi në kredi” sipas nenit 146 të Kodit Penal, që dënohet deri në 7 vjet burg.

24 DENONCIMET NDAJ BIZNESMENIT

Në dhjetor 2016, biznesmeni Artan Sherifi u vetë­ dorëzua në policinë e Tiranës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. Pronari i kompanisë së ndërtimit “2AL” në Tiranë akuzohet në këtë çështje se ka mashtruar dhjetëra persona, të cilëve u ka marrë në total një shumë prej 1.5 milionë eurosh në total. Artan Sherifi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “2­ AL” sh.p.k, nga hetimet ka rezultuar se ka mashtruar të paktën 22 persona, të cilët kanë paguar paratë për blerje apartamenti tek pallatet e ndërtuara nga kompania e tij dhe nuk kanë mundur të marrin as apartamentet, pasi ato u janë shitur edhe personave të tjerë që kanë hyrë në këto apartamente. Personat e mashtruar nga 45-­vjeçari nuk kanë marrë as paratë që kanë paguar, por nga ana tjetër nuk kanë arritur as të zotërojnë pronat “që kishin blerë”. Hetimi ka arritur në përfundimin se i pandehuri ka mashtruar personat, duke u marrë në total shumat prej: 1.372.595 euro, 66.104 USD dhe 9.540.000 lekë. Rasti më flagrant është ai i denoncuar nga një qytetar, i cili i kishte lënë në përdorim Artan Sherifit një automjet tip “Cadillac Escalade” me targa AA xxxx H, i cili është vënë si kolateral nga Sherifi për një kredi, të cilën ai e ka marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Në shkëmbim i ishte premtuar se do të merrte një apartament në rrugën “Todi Shkurti”. Në përfundim, denoncuesi nuk ka marrë as apartamentin dhe as makinën. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg”, ndërkohë që hetimi është zhvilluar në mungesë të biznesmenit deri më 20 dhjetor 2016, pasi ai i është shmangur drejtësisë. Ka qenë data 20 dhjetor 2016 kur biznesmeni Artan Sherifi është dorëzuar pranë Policisë së Tiranës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama “gju më gju” me fëmijët për 1 Qershorin ja si i uron: O det i kaltër ja erdha dhe unë…
Juristi i policisë së shtetit bën fushatën e Ramës? Zbardhet si qëndron e vërteta »
Article Logic
Execution time: 0.011982917785645
array(1) { ["section"]=> string(91) "kush-eshte-biznesmeni-qe-shiti-dy-here-22-apartamente-si-mashtronte-banken-e-klientet-80908" }