Kush është biznesmeni që u EKZEKUTUA mbrëmë me 3 plumba, baba i 3 fëmijëve

Publikuar tek: aktualitet, më 11:45 20-03-2018 Kush është biznesmeni që u EKZEKUTUA mbrëmë me 3 plumba, baba i 3 fëmijëve Në foto: Vila dhe viktima Elsi Kosiqi

Elsi Kosiqi, baba i tre fëmijëve, 32 vjeç është personi në foto, i ekzekutuar mbrëmë në Maqellarë të Dibrës me tre plumba.

Autori është ekzekutuar nga dy persona të cilët i kanë thirrur në emër dhe më pas e kanë qëlluar me armë në vilën e tij tre katëshe në qendër të Maqellarës.

Ai ishte pronar i një hoteli në zonën e llixhave në Dibër, biznes që sipas burimeve e kishte ngritur me vëllezërit pas viteve të tëra emigracion në Itali. Plumbat e kapën 32-vjeçarin në kraharor ndërsa po mbyllte derën e shtëpisë, fiks pasi kishte parkuar makinën në oborr.

Policia ka sekuestruar gëzhojat nën cilësinë e provës materiale dhe ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen kriminale, ende pa autor.

Viktima

elis2.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.07069206237793
array(1) { ["section"]=> string(80) "kush-eshte-biznesmeni-qe-u-ekzekutua-mbreme-me-3-plumba-baba-i-3-femijeve-113878" }