Kush është biznesmeni supermashtrues nga Tirana, pronari i SPITALIT GJERMAN arrestuar sot që kandidoi edhe për deputet (Një aktivitet ia kanë pezulluar, tjetrin e vazhdon me ortakët)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:51 23-05-2018 Kush është biznesmeni supermashtrues nga Tirana, pronari i SPITALIT GJERMAN arrestuar sot që kandidoi edhe për deputet (Një aktivitet ia kanë pezulluar, tjetrin e vazhdon me ortakët) Spitali Gjerman dhe faksimile e bizneseve të Lefter Sulkajt

Ditën e sotme u arrestua adminstratori i Spitalit Gjerman, njëherësh pronar i kompanisë farmaceutike "Sulkaj", Lefter Sulkaj.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për veprën penale”Mashtrim”. Sulkaj ka mashtruar një numër të lartë personash si dhe 4 banka të nivelit të dytë duke përfituar 2 milionë euro. Mësohet se ai i mashtronte qytetarët se do i bënte aksionerë të biznesit të tij duke u marrë shuma marramendëse parash.

Pak kohë më parë Gjykata e Apelit në Tiranë dha masën ‘arrest me burg’ për administratorin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u ndalua shtetasi në kërkim : - Lefter Sulkaj, 50 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Po kush është LEFTER SULKAJ dhe si u zbulua gjithë mashtrimi"

Lefter Sulkaj është pronar i “Spitalit Gjerman”, që gjendet pranë Kishës Ortodokse, tek Rruga e Kavajës.

Fillimisht ishte një qytetar ai i cili e denoncoi në Prokurorinë e Tiranës, biznesmenin Lefter Sulkaj. Pas tij edhe një bankë të Nivelit të Dytë. E më pas... denoncime pafund nga të tjerë persona të mashtruar e të tjera banka.

Lefter Sulkaj është edhe investitor në fushën e ndërtimeve, aktivitet ky i regjistruar një vit më parë por që tashmë rezulton i pezulluar në QKB.

Por ndërkohë Sukaj rezulton ortak në një tjetër kompani e cila vazhdon aktivitetin e saj normal. Bëhet fjalë për “SULKAJ SHPK” e cila merret me tregtim me shumicë e pakicë, import eksport i mallrave të ndryshem industrial e ushqimore, si artikuj ushqimore të çdo lloji, prodhime buqësore, pije freskuese, bimë mjeksore, prodhime pyjore, tregetim me shumicë e pakicë të artikujve farmaceutike, imp-eks kryerja e shërbimeve farmaceutike. Tregtim te artikujve të kinkalerise, prodhime artistikse, material ndërtimi. Veprimtari ne fushen e ushqimit social, bar-bufe, restorant e hoteleri. Transaksione të ndryshme. Tregtim me shumicë e pakice, import eksport i materialeve dhe pajisjeve mjeksore.

Në këtë biznes Lefet Sulkaj rezulton ortak me Përparim Sulkajn dhe Ilmi Sulkajn. Statusi i “SULKAJ SHPK” rezulton aktiv.

Krahas biznesit, Sulkaj ka tentuar t’i futet edhe politikës. Në vitin 2001, Pronari i Spitalit Gjerman ka kandiduar për deputet nën siglën e Partisë Aleanca Demokratike, të Neritan Cekës. Megjithatë nuk ia doli dot të merrte besimin e zgjedhësve dhe nuk hyri në Kuvend./ newsbomb.al

Aktiviteti i pezulluar

farma.jpg

SULKAJ SHPK ende aktive me ortakët

farma1.jpgfarma2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031872987747192
array(1) { ["section"]=> string(185) "kush-eshte-biznesmeni-supermashtrues-nga-tirana-pronari-i-spitalit-gjerman-arrestuar-sot-qe-kandidoi-edhe-per-deputet-nje-aktivitet-ia-kane-pezulluar-tjetrin-e-vazhdon-me-ortaket-121803" }