Kush është burri që tentoi të përdhunonte shitësen, historia e tutorit të prostitutave që u bë pronar në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 25-01-2017 Kush është burri që tentoi të përdhunonte shitësen, historia e tutorit të prostitutave që u bë pronar në Tiranë

Besim Lami sipas komunikatës për shtyp që dërgoi policia ditën e djeshme është një  person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar dy herë për shfrytëzim prostitucioni.

Hera e fundit që ai përfundoi në prangat e policisë e më pas vuajti edhe dënimin për disa vite ishte më 23 prill të vitit 2010.

Thuajse 7 vjet më parë, ai u arrestua nga oficerët e Antitrafiqeve gjatë operacionit të koduar “Red Lights”, që u zhvillua gjatë natës në një hotel me 5 yje dhe mjaft të njohur në kryeqytet.

Siç shkruan Panorama, ai u arrestua bashkë me një mikun e vet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese. Policia deklaroi në atë kohë se të dy këta persona ishin dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, ndërsa vajzat që shfrytëzonin vinin nga një shtresë shoqërie e varfër dhe në këtë mënyrë josheshin nga djemtë e më pas ushtronin prostitucion.

Klientët e tyre ishin kryesisht shtetas të huaj që ushtrojnë funksione të ndryshme në Shqipëri, madje edhe pagesa që ata bënin për të kaluar një natë me secilën prej vajzave ishte e një klasi të lartë.

Pagesa që paguanin klientët varionte nga 200 deri në 400 euro, në varësi edhe të hoteleve ku vajzat ushtronin prostitucion.

Bashkë me dy tutorët, policia arrestoi në flagrancë duke ushtruar prostitucion në një prej hoteleve luksoze të Tiranës, edhe vajzat me iniciale G.M., 24 vjeçe, O.C., 22 vjeçe dhe F.Ll., 23 vjeçe, të tria të dënuara edhe më parë për këtë vepër penale.

LIDHUR ME NGJARJEN  E PUBLIKUAR DJE:

Policia bëri me dije se më datë 23.01.2017, u arrestua shtetasi Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytezim proctitucioni. Sipas policisë, më datë 22.01.2017, rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer mardhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetesen K. Z., banuese në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet shqiptari në Itali, dyshime për lidhje me terroristë
KLGJ-ja, këta janë 14 gjykatësit që plotësojnë kushtet për t’u emëruar në institucionin e ri »
Article Logic
Execution time: 0.01142692565918
array(1) { ["section"]=> string(116) "kush-eshte-burri-qe-tentoi-te-perdhunonte-shitesen-historia-e-tutorit-te-prostitutave-qe-u-be-pronar-ne-tirane-66632" }