Kush është deputeti i ri i PD në Kuvend, quante Vlahutin 'baxhellë', si ndyshoi mendje për djegien e mandateve

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 22-04-2019 Kush është deputeti i ri i PD në Kuvend, quante Vlahutin 'baxhellë', si ndyshoi mendje për djegien e mandateve Indrit Hoxha

Indrit Hoxha është kandidati i radhës i Partisë Demokratike i cili ka pranuar mandatin. Hoxha është pjesë e listës së Tiranës dhe ka dorëzuar formularin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Mirëpo, duket se ky ka qenë një vendim i orëve të fundit për Hoxhën, pasi pak muaj më parë ai ka shprehur publikisht idenë e tij që PD duhe të djegë mandatin.  

"Opozita ka vetëm një rrugë, dorëzimin e madateve, organizmin e protestave që të detyrojë Edi Ramën të dorëhiqet, e cila do të çonte në krijimin e një qeverie pa Edi Ramën, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira, ku shqiptarët të votojnë alterantivën që mendojnë se i përfaqëon më se miri, çdo zgjidhje dhe rrugë tjetër bëhet e pamundur për largimin e Edi Ramës klikës së tij e cila po detyron shqiptarët të largohen nga Shqipëria përditë e më shumë", shkruante në tetor të vitit të kaluar Hoxha.  

Ndërkohë në një tjetër postim të tij në rrjetet sociale, deputeti ka sulmuar edhe ish ambasadoren e BE në Tirana Romana Vlahutin.

'Kontributi i jashtëzakonshëm i Romana Vlahuti për të instaluar në Shqipëri dikaturën", shkruante ai, shoqëruar me një foto, me mbishkrim 'baxhellë".

Po ashtu në shkurt të këtij viti, deputeti po në rrjetet sociale ironizonte vendimin e Myslim Murrizit për të mos djegur mandatin.

'Myslymin e ka marrë në tel dora vetë Donald Trump mos ta dorëzojë mandatin,flitet që do nisi dhe një tur takimesh me Macron,Merkel për moslënien e mandatit', shkruante ai. 

Sakaq, personazhi i njohur Ilir Vrenozi ka publikuar edhe formularin që ky i fundit ka dorëzuar pranë KQZ-së, teksa ka vënë theksin tek shkrimi i tij.  

58113440_354741615146029_66535846643236864_n.jpg

57511692_621843314951827_859461108124090368_n.jpg

11.jpg

Screenshot_3_copy.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022294998168945
array(1) { ["section"]=> string(113) "kush-eshte-deputeti-i-ri-i-pd-ne-kuvend-quante-vlahutin-baxhelle-si-ndyshoi-mendje-per-djegien-e-mandateve-161402" }