PD dhe LSI duhet të mbledhin 5 mijë firma mbështetëse për të pasur mundësinë që të kthehen në parlament, pasi e braktisën atë duke djegur mandatet.
Partitë në fjalë kanë marrë formularët nga KQZ dhe kanë nisur mbldhjen e firmave në terren, me qellim që të depozitojnë listën e kandidatëve për 25 prill.
Ajo që bie në sy është se depueteti i PS-së Gjetan Gjetani është deklaruar si deputet i LSI-së duke hequr dorë përfundimisht nga socialistët, ndërsa Korab Lita është është vetëdeklaruar si deputet i PD-së.
Partitë kanë afat të rregjistrohen në KQZ deri në 15 shkurt, ndërsa dëri më 24 shkurt, duhet të zyrtarizohen marrëveshjet e koalicioneve. Koalicion, sipas ligjit të ri, do të thotë gjithnjë një listë e përbashkët kandidatësh e partive pjesëmarrëse.