Kush është ‘europiani’ që pritet të garojë kundër Merkel dhe t’i marrë asaj Gjermaninë

Publikuar tek: bota, më 12:01 24-11-2016 Kush është ‘europiani’ që pritet të garojë kundër Merkel dhe t’i marrë asaj Gjermaninë Martin Schulz dhe Angela Merkel

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz do të përfundojë përvojën e tij politike në Bruksel dhe do t’i përkushtohet politikës gjermane, njoftoi vetë politikani i lartë, cituar edhe nga televizioni gjerman, ARD si edhe nga agjencia e lajmeve, DPA.

Sipas së përditshmes së Mynihut “Schulz nuk do të propozohet për një mandat të ri në presidencën e Parlamentit Evropian, por do të kryesojë listën e socialdemokratëve në landin e Nordreno-Vestfalisë, në zgjedhjet e ardhshme të shtatorit 2017”. “Vendimi u komunikua dje në SPD-në e Nordreno-Vestfalisë”, shtoi gazeta.

Kjo tërheqje e Schulz nga posti i rëndësishëm në BE, të cilin e mban që prej vitit 2012, është një sinjal se ai mund të garojë për kancelarinë gjermane.

Angela Merkel ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat të katërt dhe deri më tani ka qenë favoritja kryesore, por futja në lojë e Martin Schulz mund të ndryshojë gjithçka.

Fillimisht kryebashkiak i Würselen në 1987 dhe më pas anëtar i Parlamentit Europian që prej vitit 1994, 61 vjeçari konsiderohet si një prej zyrtarëve më të zellshëm të Bashkimit Europian dhe kundër frymave antieuropiane. Ai ka qenë një kritik i Donald Trump si president i SHBA-së dhe në një kohë kur unioni ka nevojë për reformim, Schulz në krye të shtetit që udhëheq bllokun do ishte një zgjedhje interesante.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033847093582153
array(1) { ["section"]=> string(90) "kush-eshte-europiani-qe-pritet-te-garoje-kunder-merkel-dhe-t-i-marre-asaj-gjermanine-60535" }