Kush është Fran Frrokaj, Kryetari i Bashkisë i ARRESTUAR sot

Publikuar tek: aktualitet, më 13:03 16-03-2018 Kush është Fran Frrokaj, Kryetari i Bashkisë i ARRESTUAR sot

Fran Frrokaj kryetar i Bashkisë së Lezhës është arrestur ditën e sotme. Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tjetërsimin e pronave.

Gjithashtu është shoqëruar  në polici edhe nënkryetari i bashkisë, Enver Hafizi dhe 24 zyrtarë të Lezhës të akuzuar për falsifikim dokumentash e dhëniet e lejeve në mënyrë të paligjshme në zonat ranore.

Kush është Fran Frrokaj?

Fran Frrokaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Lezhës në vitin 2015. Frrokaj ishte kandidatura e PD në zgjedhje.  Në vitin 2015 kjo bashki iu rikthye të djathtëve pas 4 vjetësh të drejtuar më herët nga socialistët. Fran Frrokaj, fitoi bindshëm në Lezhë, ku mori 23566 vota.

I diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë mekanike, Universiteti i Tiranës, Frrokaj ka mbaruar edhe Fakultetin juridik, Universiteti  ‘L.Gurakuqi’,  Shkodër.

Për disa vite ka punuar si inxhinier specialist tek Drejtoria e Rrugëve, Lezhë.  Për katër vite 1995-1999, z. Frrokaj ka punuar Oficer i Policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe për një vit ka qenë shef i policisë rrugore  në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

Frrokaj u angazhua në politikë dhe ka drejtuar më herët në dy mandate  Komunën Shënkoll-Lezhë.

Si anëtar i PD që prej vitit 1992, Fran Frrokaj ka një aktivitet të gjatë partiak dhe që prej vitit 2014 është nënkryetar i degës së PD Lezhë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ARRESTOHET FRAN FRROKAJ, në polici edhe 23 zyrtarë (SKEMA E MASHTRIMIT)
Arrestimi i Fran Frrokajt, Prokuroria vë në dijeni Ramën (Ç'ndodh tani) »
Article Logic
Execution time: 0.01137900352478
array(1) { ["section"]=> string(66) "kush-eshte-fran-frrokaj-kryetari-i-bashkise-i-arrestuar-sot-113470" }