Kush është Gent Sejko, kandidati për Guvernator i BSH

Publikuar tek: aktualitet, më 10:51 30-01-2015 Kush është Gent Sejko, kandidati për Guvernator i BSH

 

Gent Sejko ka një përvojë 20 vjecare në sistemin bankar. Ai ka punuar në Bankën e Shqipërisë si dhe në disa banka të nivelit të dytë gjithashtu edhe në Federal Reserve Bank të SHBA për një kohë disa mujore. 

Zoti Sejko ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, përgjatë periudhës Shtator 1987 – Gusht 1991, ku është diplomuar për ekonomist industrie.

Ai ka punuar në Bankën e Shqipërisë përgjatë vitit 1993-1995 dhe gjatë vitit 1996 ka qenë pjesëmarrës i ekzaminimit të bankave tregëtare në SHBA.

Gjatë vitit 2001 ai ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës. Gjatë periudhës 2001 – 2010 Gent Sejko ka qenë pranë Bankes Raiffeisen në shqipëri.

Zoti Sejko është kandidat për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, post që deri para skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve u mbajt nga Ardian Fullani.

Gent Sejko ka deklaruar se nëse zgjidhet Guvernator i BSH, prioritet i tij do të jetë verifikimi i shumës së saktë të vjedhur nga thesari i shtetit përgjatë 4 viteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekstradohet nga Italia vrasësi shqiptar Edvid Ndile
Komani/ Ish drejtori i KESH, Harasani: Të spostohen shtyllat e tensionit të lartë »
Article Logic
Execution time: 0.012486219406128
array(1) { ["section"]=> string(57) "kush-eshte-gent-sejko-kandidati-per-guvernator-i-bsh-1902" }