Kush është gjyqtari që dënoi për shpifje Lulzim Bashën dhe sapo i dha të drejtë Shkëlzen Berishës, zbardhet VENDIMI i plotë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:00 21-01-2019 Kush është gjyqtari që dënoi për shpifje Lulzim Bashën dhe sapo i dha të drejtë Shkëlzen Berishës, zbardhet VENDIMI i plotë

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor ditën e sotme kreun e PD Lulzim Basha, i cili ishte i akuzuar për shpifje nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Gjyqtari Gerd Hoxha, i cili u mor personalisht me çështjen ka dënuar me një shumë simbolike prej 50 mijë lekësh Bashën.

Gjykatësi ka vendosur 6 muaj afat për pagesën e gjobës, pasi trupa gjykuese deklaroi fajtor për shpifje kryetarin e Partisë Demokratike, i cili tha nga foltorja e Kuvendit se Balla ishte garanti i 3.4 mln eurove të sekuestruara në dy “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, para këto sipas Bashës të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

Ndërkaq Gerd Hoxha ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm sot, pasi ka dënuar me 50 mijë lekë gjobë për shpifje juristin Romeo Kara, i cili u padit nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha pasi Kara e akuzoi për trafik droge.

Hoxha ka shpallur fajtor juristin duke i dhënë kështu të drejtë Shkëlzen Berishës.

Vendimi i plotë i Hoxhës për gjyqin Balla-Basha.

jhgfj.jpg

hj.jpg

jkl.jpg

jkl;.jpg

kl.jpg

dd.jpg

hgk.jpg

wwww.jpg

k;.jpg

grgf.jpg

jk.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LUFTË FRONTALE? Qeveria i heq 245 milionë euro kompanisë Gener 2 për ndërtimin e Thumanë-Kashar
Shqiptari me makinën plot me drogë i ikën policisë greke në kufi, arrestohet pas ndjekjes »
Article Logic
Execution time: 0.011754989624023
array(1) { ["section"]=> string(129) "kush-eshte-gjyqtari-qe-denoi-per-shpifje-lulzim-bashen-dhe-sapo-i-dha-te-drejte-shkelzen-berishes-zbardhet-vendimi-i-plote-149687" }