Çmimi i përvitshëm "Gruaja e Kurajos" i jepet mësueses Liljana Luani. Ky çmim i është dorëzuar mësuese Liljanës nga Ambasadori Lu në emër të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së.
Albi Greva, drejtor i fondacionit Vodafone Albania, që ka marrë pjesë në ceremoninë e veçantë thotë se mësuese Liljana është nga Shkodra. Ajo, si çdo mësues, kujdeset për edukimin e brezit më të ri. Por çfarë e bën atë të veçantë mësuese Liljanën është pasioni për të shkuar përveç të zakonshmes.
Që prej më shumë se 10 viteve, mësuesja nga Shkodra u dedikon kohën e saj të lirë arsimimit të fëmijëve që nuk mundet të shkojnë shkollë, atyre që kanë përgjigje lotin kur i pyet "sa e don shkollën".
Dhe jo vetëm në familjet e ngujuara në fshtarat rrethuese të Shkodrës, por edhe ato të Malësisë së Madhe, Pukës, e Tropojës. Nuk ka asgjë që e ndalon mësuese Liljanën në këtë mision, edhe në ditët kur ka borë, apo në rrugët e shkreta që përshkruhen vetëm në këmbë.
Falë ndjekjes së rrugetimit të mësuese Liljanës, e cila shpesh është edhe në Theth (vendlindja e saj), mundësuam edhe rindërtimin e shkollës (shtator 2016) që më herët i detyronte fëmijët e zonës të shpënguleshin gjetiu pë ta ndjekur mësimet. Ajo është një model frymëzues për secilin nga ne, për të bërë më shumë, shkruan drejtori i Vodafone.