Kush është Henrik Baçi, biznesmeni që dyshohet për lidhjet me MAFIAN e NDRAGETAS, dikur i dhuronte shtetit maska për pandeminë (DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:21 22-01-2021 Kush është Henrik Baçi, biznesmeni që dyshohet për lidhjet me MAFIAN e NDRAGETAS, dikur i dhuronte shtetit maska për pandeminë (DETAJET) Henrik Baci, biznesmeni qe dyshohet per lidhje me mafian italiane

Megaoperacioni i policisë së Katanzaros në Itali ka çuar në arrestimin e një numri të madh personash, të cilët janë eksponentë të klaneve mafioze të Ndraghetas në Kalabri.

Mes të arrestuarve janë edhe 7 shqiptarë, një prej të cilave femër, të cilët ishin të përfshirë në korrupsion dhe mashtirm në vlerën e më shumë se 250 milionë eurove.

Sektori i preferuar i të arrestuarve ishte ai i pajisjeve mbrojtëse mjekësore, si maska, doreza apo kaska oksigjeni, ndaj këta persona kishin ngritur disa kompani fictive në pronësi të personave fals.

Këto kompani fiktive shërbenin vetë për të pastruar paratë e mafias kalabreze Ndragheta, ndërsa në krye të grupit qëndronte sipërmarrësi Antonio Gallo, i njohur me nofkën “princi”.

Antonio Gallo është bashkëpronar i kompanisë “Gallo Albania” me Kledia Baçin dhe Henrik Baçin, ky i fundit një prej të dyshuarve për lidhje me mafian, i cili u la në “arrest shtëpie” nga gjykata italiane.

Kompania “Gallo Albania” u krijua në 4 maj të vitit 2017, ndërkohë që në QKB rezulton se kompania merret me një numër të madh aktivitetesh, duke filluar nga import-eksporti i veshjeve tekstile, printime logosh e deri te krijimi dhe menaxhimi i programeve komjuterike.

Henrik Baçi është biznesmeni që në muajin prill të vitit 2020 i dhuroi spitaleve shqiptare 3000 maska mbrojtëse dhe 50 veshje kirurgjikale për të luftuar pandeminë.

LEXO EDHE: Korrupsioni 250 milion euro i NDRAGETA: Zbulohen emrat e SHQIPTARËVE, nga biznesmeni te gruaja që informonte për operacionet e policisë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrumbohet makina në lëvizje në Vlorë, dyshohet se drejtuesi ishte i dehur
Debati për videon, gazetari Vezaj: Pamjet e vrasjes së Ziver Veizi u hodhën nga Tv Klani, u fshinë e më pas nuk gjendeshin »
Article Logic
Execution time: 0.011302947998047
array(1) { ["section"]=> string(139) "kush-eshte-henrik-baci-biznesmeni-qe-dyshohet-per-lidhjet-me-mafian-e-ndragetas-dikur-i-dhuronte-shtetit-maska-per-pandemine-detajet-236010" }