Kush është i "forti" i Yzberishtit që u kap mat nga policia

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 13-02-2017
operacioni12 by e-d21

Liria për “të fortin” e Yzberishtit, Ilir Avdillari, ka zgjatur vetëm disa muaj. Pasi përfundoi dënimin për vrasje, e disa muaj shtesë për arratisje nga burgu, 46­ vjeçari është vënë sërish në pranga nga Policia e Tiranës. Këtë herë ai është arrestuar si kapoja i një grupi që shiste drogë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit e Kasharit.

Me mbiemrin tashmë të ndryshuar, nga Avdillari në Zyberi, 46­-vjeçari mbahej prej disa muajsh në vëzhgim nga Antidroga e Tiranës, pasi kishte informacione se në banesën e tij fshihte sasi të konsiderueshme Kanabisi, shkruan Panorama.

 Hetimet me metodat speciale kanë vijuar deri pasditen e së shtunës, kur Antidroga siguroi informacionin e nevojshëm për të goditur. Avdillari e gjithë të tjerët që punonin për të ndodheshin në banesën e tij në Yzberisht, duke u bërë gati të lëviznin 5 thasë me kanabis. Ky ishte momenti i përshtatshëm për të ndërhyrë dhe në këtë mënyrë u krye edhe arrestimi në flagrancë i Ilir Avdillarit, djalit të tij 20­ vjeçar, Fabianit, dhe i 3 personave të tjerë. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se gjatë operacionit të koduar “Qelqi”, veç “të fortit” të Yzberishtit e të birit, u arrestua 32­vjeçari Gentian Boçi, Odisjen Sakollari, 24 vjeç, si dhe 17­vjeçari me iniciale D.A.

OPERACIONI

Policia e Tiranës tha dje se Antidroga me mbështetje edhe të Forcave Operacionale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qelqi”, duke sekuestruar 30 kg hashash dhe një armë zjarri pa leje, tip “Shotgun”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë Ilir Zyberi (Avdillari), Fabian Zyberi (Avdillari), Gentian Boçi, Odisjen Sakollari dhe adoleshenti me iniciale D.A.

Sipas Policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-­tjetrin dyshohen se kryenin shitje të lëndëve narkotike kanabis sativa drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit,

Yzberishtit dhe Kasharit. “Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi, ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar, të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar”, tha dje Policia.

KUSH ESHTE ILIR AVDILLARI

Ilir Avdillari, i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97­’98, ka qenë i dyshuar për të paktën 20 vepra të rënda penale. Megjithatë, dënimin më të rëndë, prej 22 vitesh burgim, ai e mori për vrasje, duke e përfunduar vetëm para disa muajsh. Avdillari bashkë me vëllezërit e tij, Nazmi e Fatmir Avdillari, ishin anëtarë të bandës famëkeqe të Yzberishtit, që veproi në Tiranën thuajse 20 vjet më parë. Ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi.

Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nuk varroset si qen një grua që u vra për dashuri dhe pasion”
Roja e sigurisë e godet, grabitësi lë paratë e kazinosë dhe pistoletën (Publikohet video) »
Article Logic
Execution time: 0.011210918426514
array(1) { ["section"]=> string(63) "kush-eshte-i-forti-i-yzberishtit-qe-u-kap-mat-nga-policia-68554" }