Kush është i interesuar të destabilizohet vendi, flasin ekspertët: Ja si mund ta destabilizojnë Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:29 26-04-2017 Kush është i interesuar të destabilizohet vendi, flasin ekspertët: Ja si mund ta destabilizojnë Shqipërinë

Për ekspertët e sigurisë, kriza politike që ka përfshsirë vendin mund të nxisë situata të caktuara destabiliteti, përfirë edhe sulme terroriste, ndaj sipas tyre nuk duhet neglizhuar asnjë informacion nga partnerët e huaj.

“Shqipëria destabilizohet shpejt sepse nuk kemi struktura shtetërore të konsoliduara dhe nuk kemi politikanë të qetë që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të lëshojnë nga vetja”, thotë Ylli Zylla, ish-drejtor i SHIU-t.

“Destabilizim kemi parë në vende të ndryshme në forma nga më të ndryshmet, ndaj kjo nuk përjashtohet”, thotë Arjan Dyrmishi, studiues i sigurisë.

Por kush mund të jenë të interesuar për destabilitet në vend?

“Në radhë të parë shtetet rreth nesh, që nuk janë vende të NATO-s dhe as të BE-së që të jenë të interesuara që Shqipëria të ketë stabilitet. Pastaj është influenca ruse që është shtuar në biznes dhe administratë”, thotë Zylla.

“Për analogji, një vend i interesuar direkt për destabilitet në Shqipëri mund të jetë Maqedonia, për interes vetjak, pasi mund të mendojë se do të bjerë rreziku që ata ndjejnë prej nesh. E njëjta gjë është me Serbinë”, nënvizon Dyrmishi.

Sipas Dyrmishit, krimi i organizuar mund të përfitojë edhe nga zhvendosja e policisë në protesta apo trazira që mund të shkaktohen në vend.

“Nëse policia përqendrohet në menaxhimin e protestave apo rrëmujave, sigurisht që kjo do të jetë lehtësi për trafikantët, pasi do kenë mundësi që në një kohë të shkurtër të transportojnë sasitë e narkotikëve në vende të sigurta dhe kjo do të ketë pasoja për më vonë”, thotë Dyrmishi. /Top Channel

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lezhë, policia sekuestron 300 kg marijuanë, arrestohet një shtetas
OKB: Në 2100 popullsia shqiptare gati përgjysmohet »
Article Logic
Execution time: 0.011270046234131
array(1) { ["section"]=> string(110) "kush-eshte-i-interesuar-te-destabilizohet-vendi-flasin-ekspertet-ja-si-mund-ta-destabilizojne-shqiperine-76554" }