Kush është infermierja shqiptare që kërkoi vetë të punonte në ‘repartin e vdekjes’

Publikuar tek: aktualitet, më 16:04 28-03-2020 Kush është infermierja shqiptare që kërkoi vetë të punonte në ‘repartin e vdekjes’ Suada Prelaj

Gjatë këtyre ditëve kemi kuptuar se kemi mjekë shqiptarë të shpërndarë në të gjithë botën.

Suada Prelaj e cila jeton dhe punon në Milano ka dashur të japë ndihmën e saj ndaj sëmundjes që ka gjunjëzuar Italinë.

Kur ka mbërritur në vendin fqinj ishte vetëm 18 vjeçe dhe sapo kishte përfunduar gjimnazin në Mamurras dhe zgjodhi të vazhdonte studimet e larta për Infermieri në Universitetin La Sapienza të Romës.

Teksa ndjeu rrezikun, Prelaj vendosi të bëjë një kërkesë për transferim në disa spitale ku trajtonin pacientë me CoVid-19.

Vajza nga Mamurrasi e kishte ndarë mendjen që do të kontribuonte në shërimin e pacientëve .

Edhe pse e re, për të kjo është situata më e vështirë profesionale që ka jetuar ndonjëherë.

“U lutem shqiptarë; mos e nënvleftësoni këtë situatë. Do të jemi prapë bashkë, por për momentin duhet të kemi durim, shpresë dhe të sensibilizohemi. Rrini në shtëpi. Jetoni me familjet tuaja, kujdesuni, lahuni, ruajuni këtij armiku”, shprehet vajza së cilës i lexohet lehtë lodhja në sy, teksa ka mbajtur për orë të tëra syzet profesionale mbrojtëse. / Alfred Peza

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097148418426514
array(1) { ["section"]=> string(87) "kush-eshte-infermierja-shqiptare-qe-kerkoi-vete-te-punonte-ne-repartin-e-vdekjes-200420" }