Kush është izraeliti i ndaluar në Rinas me “paisjen përgjurese”, investigoi skandalin e “Panama Papers”

Publikuar tek: aktualitet, më 23:50 24-03-2017 Kush është izraeliti i ndaluar në Rinas me “paisjen përgjurese”, investigoi skandalin e “Panama Papers”

Policia e Rinasit ka ndaluar gjatë kontrollit rutinë në aeroport një pajisje që dedekton përgjimet, në valixhen e një shtetasi izraelit.

 Por kush është izraeliti?

Ai është Yoram Frig, rreth 50 vjeç, anëtar i disa organizatave të dedektivëve dhe gazetarëve investigativë në të gjithë botën.

Frig është një ndër gazetarët që investuan dhe nxorën skandalin e “Panama Papers”, të kompanive ‘of shore’.

Ai ka jetuar në disa vende të botës sipas punës së tij, shkuan "Panorama".

Edhe në Shqipëri ai dyshohet se ndodhej për një rast investigimi.

Sot ai po transferohet nga Rinasi në Drejtorinë e Policisë e Tiranës ku do të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore. Veprimet paraprake u bënë në Komisariatin e Rinasit, ndërsa tani është thirrur prokurori dhe i shoqëruari Frig po sillet në Drejtorinë e Tiranës për të marrë deklarimin dhe procedurat.

Një skaner që identifikon pajisjet përgjuese në ambiente me disa metra katrorë është sekuestruar mesditën e së enjtes në aeroportin e Rinasit.

Aparatura e dyshimtë u gjet gjatë një kontrolli rutinë në bagazhet e një shtetasi izraelit, i cili po largohej nga Shqipëria.

Menjëherë pas konstatimit të pajisjes është bërë shoqërimi i izraelitit në komisariatin e Rinasit si edhe sekuestrimi i pajisjes.

Aparatura është bllokuar për momentin dhe policia në bashkëpunim me prokurorinë po kryejnë veprime për të saktësuar rolin që kryen kjo aparaturë në të vërtetë si edhe motivin e vizitës në Shqipëri të izraelitit. Ai ështëmarrë në pyetje nga Policia dhe ka thënë se pajisja që kishte nuk është pajisje përgjuese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 4 policë, lejuan kalimin e 8 ton kanabis në doganë
Zbulohet shifra, ja sa pension merr Nexhmije Hoxha që nga viti 1991 »
Article Logic
Execution time: 0.01195502281189
array(1) { ["section"]=> string(104) "kush-eshte-izraeliti-i-ndaluar-ne-rinas-me-paisjen-pergjurese-investigoi-skandalin-e-panama-papers-73056" }