Kush është Juxhin Dauti, i ekzekutuar sot brenda “Audit” dhe vrasja në vitin 2012 në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:53 25-04-2017 Kush është Juxhin Dauti, i ekzekutuar sot brenda “Audit” dhe vrasja në vitin 2012 në Vlorë Ne foto, makina ku ndodheshin Ermir Dalipaj dhe Juxhin Dauti

Juxhin Dauti, një nga viktimat e atentatit të sotëm në Sukth, ka lidhje me vrasjen e 17 mars 2012 në Vlorë ku mbeti i vrarë me tre plumba pistoletë 31­-vjeçari Fatjon Bani.

Sipas raportimit të  Policisë në vitin 2012, Juxhin Dauti, asokohe 22 vjeç, sapo ishte kthyer nga Italia, është zënë me Fatjon Banin në një lokal në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, afër repartit zjarrfikës.

Pas konfliktit, për motive banale të çastit, 31-­vjeçari është ngritur dhe ka hipur në makinën e tij.

Ky moment ka qenë fatal, pasi Dauti e ka arritur dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Siç raportonte asokohe policia, dy personat kishin njohje prej kohësh dhe para se të ndodhte krimi, të dy djemtë ndodheshin në një prej lokaleve të zonës së njohur si “Aleksandria”. Dauti ka ndjekur shokun e tij duke e qëlluar brenda në makinë, pa arritur të largohet në kohë.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Vlorës ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorit të identifikuar. Dauti ka qenë dënuar edhe para vrasjes së vitit 2012 për armëmbajtje pa leje. 

Gjykata e Shkalles së Parë e denoi me 23 vjet burg autorin, por ajo e Apelit më 22 gusht të 2015 ka hedhur poshtë vendimin, ndërsa shumë deshmitarë kishin ndërruar dëshmitë.

"Të gjithë e hodhën poshtë dëshminë, e ndryshuan se kishin frikë. Gjyqtarja Alma Licaj u tregua mjaft e ligë ajo eshte mjaft e korruptuar”,tha nëna e viktimës, Milika Bani duke kërkuar të vendoset drejtësi. Ky vendim ma vrau djalin për herë të dytë”, rrefeu ajo.

ttttttttttttttttttttttttttttttttttt.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Çipës, ja "kokat" e rëndësishme që do ikin nga policia, lëvizje dhe në nivel komisariatesh
Lajm i mirë për 600 studentë, Veliaj: Nis rikonstruksioni i godinave në Qytetin Studenti Nr.2 »
Article Logic
Execution time: 0.011475086212158
array(1) { ["section"]=> string(93) "kush-eshte-juxhin-dauti-i-ekzekutuar-sot-brenda-audit-dhe-vrasja-ne-vitin-2012-ne-vlore-76402" }