Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg pa afat dje Andrea Renato Çaushi, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të narkotikëve në bashkëpunim më shumë se një herë.
Ai u arrestua dy net më parë në Tiranë pas një hetimi 2-vjeçar ndaj tij në një makinë të blinduar. Ai mësohet se ka aktivitet edhe në biznes ndërsa gjykata mori masën e sigurisë për të burg pa afat, e vendosur në mungesë të biznesmenit. Kërkesa për këtë masë sigurie u bë pas hetimeve të koordinuara në Shqipërinë dhe në Itali. Në shtetin fqinj autoritetet kanë mbledhur prova se sasit e drogës që kanë mbërritur atje janë nisur nga rrjeti i Çaushaj.
Sipas autoriteteve italiane ai furnizonte me drogë dy familje në zonën e Sicilisë, ndërsa hetimet kanë treguar se ai ka patur një miqësi të afërt me Elton Çiçon, i vrarë në 2016 në atentat me armë brenda një lokali në Tiranë, shkruan Panorama.
Çaushaj dyshohet se është një nga personat kryesorë që kontrollonte trafikun e drogës në jug të Shqiërisë veçanërisht në zonën e Tepelenës. Pjesë e këtij hetimi kanë qenë edhe 7 persona të tjerë si dhe janë arrestuar Andrea Mita, Kasem Piluri, Altin Rramolli.