Kush është Klevis Balloku, ‘i forti i Fushë-Krujës' që përplasi sot me ‘AUDI’ punonjësin e policisë, si mori peng familjen e vet në vitin 2014

Publikuar tek: aktualitet, më 13:12 01-10-2020 Kush është Klevis Balloku, ‘i forti i Fushë-Krujës' që përplasi sot me ‘AUDI’ punonjësin e policisë, si mori peng familjen e vet në vitin 2014 Ilustruese

Një ngjarje që u ngjan skenarëve të filmave të Hollivudit, kjo e 32-vjeçarit Klevis Balloku, nga Fushë-Kruja i cili ra sot në prangat e policisë pasi kundërshtoi dhe më pas aksidentoi me makinën e tij tip ‘audi’ efektivin.

Sot, më datë 01.10.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar, por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas një ore, policia ka mundur të vërë në pranga autorin, pikërisht Klevis Ballokun i cili është një person me precedent të theksuar kriminalë.

Në vitin 2014, Klevis Balloku ka marrë peng familjen e vet e për rrjedhojë, i vëllai Gentian Balloku e plagosi me armë.

NGJARJA E 2 PRILLIT 2014:

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes në Vinjollë të Laçit. Klevis Balloku, i plagosur me armë zjarri, ishte dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Më herët, i riu kishte marrë peng familjen e vet. Për këtë ai ishte dënuar me vetëm 6 muaj burg pasi gjykata e kishte nxjerrë me problemet mendore.

Autori i plagosjes së Klevis Ballokut ishte pikërisht vëllai i tij Gentian Balloku dhe dyshohet se arsyeja e plagosjes ishte pikërisht pengmarrja e familjes.

Gjithashtu, në vitin 2012 Klevis Balloku ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Pas mbarimit të dënimit u kthye në Shqipëri, ku u kap nga policia me 26 kile drogë, armë e municione.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014419078826904
array(1) { ["section"]=> string(143) "kush-eshte-klevis-balloku-i-forti-i-fushe-krujes-qe-perplasi-sot-me-audi-punonjesin-e-policise-si-mori-peng-familjen-e-vet-ne-vitin-2014-222325" }