Kush është kompania e fuqishme investitore e naftës në Fier që qeveria e ka "dendur" me gjoba marramendëse

Publikuar tek: ekonomi, më 13:33 23-01-2017 Kush është kompania e fuqishme investitore e naftës në Fier që qeveria e ka

Një baba i dy fëmijëve, punonjës i rafienerisë së naftës në Fier hipi në 40 metra lartësi dhe kërcënonte se do i jepte fund jetës para syve të vogëlushve të tij që i luteshin të zbriste.

Agim Mydini kërcënonte se do të hidhej pasi nuk ishte paguar prej 4 muajsh për punën e tij në rafineri dhe pas shumë orëve, më në fund u arrit të negociohej mes tij e kompanisë. Mydini ka zbritur dhe ka shkuar në spital për kontroll ndërsa menjëherë vjen edhe një reagim zyrtar nga kompania e naftës, TPD.

TPD thotë se s’ka lidhje me pretendimet e punonjësit dhe se marrëveshja e punonjësve me kompaninë e naftës ka skaduar që në 31 dhjetor të 2016-ës. Sakaq, në sqarimin e saj kompania TPD thotë se marrëveshja me ARMO-n ka skaduar që në 31 dhjetor të 2016-ës dhe aseti i është dorëzuar përmbaruesve.

“Shoqëria jonë TPD, e cila si investitor i rëndësishem, jo vetëm nuk ka krijuar  detyrime ndaj të tretëve, por është duke u përballur me presione dhe gjoba ndëshkuese, krejtësisht të padrejta, nga autoritetet shtetërore”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Po kush është TPD?

TPD sha është një shoqëri tregtare e themeluar sipas ligjeve në fuqi dhe zhvillon aktivitetin e saj që nga 07.06.2012. Aktiviteti i shoqërisë ka filluar me exportin e naftës bruto dhe më pas me rafinimim dhe tregtimin e produkteve përfundimtare. TPD ka administrator Përparim Çaushin.

Nga Shtatori i vitit 2013 TPD sha ka nënshkruar një kontratë të rregullt qiraje dhe operimi me shoqërinë Armo sha për operimin e Rafinerisë së Fierit. Vlen të theksohet se pas këtij operacioni TPD sha është shoqëria e parë që certifikoi bitumin Shqiptar në tregun ndërkombëtar dhe arriti për herë të parë të eksportojë këtë bitum në tregun ndërkombëtar, blerësit e këtij bitumi janë shoqëri ndërkombëtare si Vitol sa, SOCAR, ARMO, BB Energy etc.

Në lidhje me lajmin se shoqëria ka detyrime të larta ndaj palëve të treta dhe tatimeve, TPD thotë se nuk asnjë detyrim në vonesë ndaj autoriteteve shtetërore.

TPD sha thotë gjithashtu se  ka paguar ndaj autoriteteve të taksave dhe doganave vlerat e mëposhtme:

Akcizë         18,257,000 USD

Tatim Fitimi 1,426,226 USD

Sigurime Shoqerorë         99,588 $

GJOBAT E PRETENDUARA NGA TPD 

Ne date 15.11.2013 TPD sha është gjobitur nga Doganat me vlerën 650,000 $ ( 81.5mln Lek) – ky vendim është kontestuar nga TPD vazhdon procesi ligjor

Ne datë 12.09.2014 TPD sha është gjobitur nga Tatimet me 452,550 $ -gjoba eshtë paguar

Në datë 10.11.2014 TPD sha është gjobitur me 107,474 $ – gjoba është paguar.

ÇFARË THOSHTE NË NJË REAGIM PËR MEDIAT TPD muaj më parë mbi aksionin ndaj informalitetit të qeverisë Rama.

Shoqëria punëson 28 punëtore dhe nuk ka asnjë detyrim të prapambetur as ndaj punonjësve as ndaj Sigurimeve Shoqërore as ndaj Doganave dhe as ndaj Tatimeve, përkundrazi shoqëria pret të rimbursojë një vlere prej 1mln $ në forme e TVSH dhe Akcizë nga autoritetet të cilat e vonojnë vazhdimisht këtë proces. Pra është e pavend dhe absurde të pretendohet se TPD sha ka detyrime të prapambetura sigurimesh ne VI 1.58 mIn $ ndërkohe që punëson vetëm 28 vetë, do të duheshin 35 vjet që të krijohej ky detyrim sigurimesh për kaq punonjës. Theksojmë së në bazë të kontratës me Armo sha, të gjithë punonjësit e Rafinerisë Fier janë në borderonë e kësaj te fundit ashtu si edhe të gjitha shpenzimet operative, ashtu siç është specifikuar në kontratën e rafinimit.

Në lidhje me pretendimin se pronar i kësaj shoqërie dhe kryetar bordi është Besnik Sulaj, sqarojmë se ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Mjafton një clic në faqen e QKR dhe çdo njeri mund shohë se Besnik Sulaj nuk ka zotëruar asnjëherë aksione në këtë shoqëri dhe as ka qenë ndonjëherë apo është antar i ndonjë bordi.

TPD sha apo ortakët e saj nuk janë “kliente” të asnjë qeverie, as të qeverisë Rama dhe as të qeverisë Berisha, shoqëria operon brenda kuadrit ligjor Shqiptar dhe në baze të rregullave të tregut e konkurrencës.

Theksojmë ketu që shoqëria TPD sha arriti të rriste volumet e aktivitetit pas fitimit te një tenderi për tregtimin e naftës bruto të kompanisë shtetërorë Alpetrol sha për një sasi prej 200,000 Tones. Kontrata me Alpetrol sha u firmos me 1 Mars 2013 pra në kohën e qeverisë Berisha.

Ne vazhdim të aktivitetit të saj dhe pas përfundimit të kontratës së parë me

Albpetrol sha TPD sha mori pjesë në tenderin e radhës dhe u shpall fituese përsëri për tregtimin e 100,000 Ton nafte të Albpetrol sha. Kontrata u firmos me 25 Maj 2015 pra në kohen ë qeverisë Rama.

Për me tepër TPD sha ka pasur dhe ka pretendime dhe konflikte të vazhdueshme me autoritet e taksave e doganave gjatë qeverisjes aktuale, me konkretisht:

Ne date 15.11.2013 TPD sha është gjobitur nga Doganat me vlerën 650,000 $ ( 81.5mln Lek) – ky vendim është kontestuar nga TPD vazhdon procesi ligjor

Ne datë 12.09.2014 TPD sha është gjobitur nga Tatimet me 452,550 $ -gjoba eshtë paguar

Në datë 10.11.2014 TPD sha është gjobitur me 107,474 $ – gjoba është paguar.

 tba.png

tba1.png

 

 tb.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022173881530762
array(1) { ["section"]=> string(110) "kush-eshte-kompania-e-fuqishme-investitore-e-naftes-ne-fier-qe-qeveria-e-ka-dendur-me-gjoba-marramendese-66372" }