Kush është Kristalina Georgieva, e vetmja kandidate për shefen e FMN

Publikuar tek: bota, më 07:02 10-09-2019 Kush është Kristalina Georgieva, e vetmja kandidate për shefen e FMN Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva, nga Bullgaria, është kandidatja e vetme për postin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Udhëheqësja e deritanishme, Christine Lagarde, ka dhënë dorëheqje nga posti për të marrë drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane.

Kandidatura nuk pranohen më, tha të hënën FMN-ja, për të shtuar se bordi i saj ekzekutiv do të zhvillojë tani intervista me Georgievan, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Georgieva ka shërbyer nga viti 2017 si zyrtare kryesore ekzekutive në Bankën Botërore.

FMN-ja synon të emërojë pasardhësen e Lagardes deri më 4 tetor.

Lagarde do të largohet zyrtarisht nga pozita e shefes së FMN-së të enjten.

Që nga formimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i Bankës Botërore, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, FMN-ja gjithmonë është drejtuar nga një shtetas evropian, ndërsa Banka Botërore nga një shtetas amerikan.

Muaj më parë, administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lobuar me sukses për emërimin e David Malpassit në krye të Bankës Botërore.

Malpass ka shërbyer në administratën Trump si zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit.

Përveç shërbimit në Bankën Botërore, Georgieva, 66 vjeçe, ka shërbyer më herët edhe si komisionare e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071041584014893
array(1) { ["section"]=> string(74) "kush-eshte-kristalina-georgieva-e-vetmja-kandidate-per-shefen-e-fmn-177905" }