Emiljana Kokoni, me origjinë nga Lushnja, 22 vjeçe, ra ditën e djeshme në prangat e policisë greke në Igumenicë pasi u kap me një valixhe të mbushur me lëndë narkotike marijuhanë.
22 vjeçarja po tentonte të trafikonte drogën me autobusin e linjës Mavromat-Igumenicë drejt Greqisë. Fillimisht, kur u nis nga Saranda ajo kishte vetëm një çantë dore por më pas ka kërkuar që autobusi të ndalojë diku në afërsi të fshatit Asproklis ku ka marrë nga dikush (i panjur ende për policinë) një valixhe.
Në Igumencië vajza ka zbritur dhe po priste për të marrë autobusin tjetër me qëllim që të shkonte në athinë por pikërisht në atë moment ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar. 22 vjeçares i janë gjetur në valixhe 4 pako me nga 13 kg e 616 gram marijuhanë secila. Materialet iu referuan Prokurorisë për hetim.